TË FUNDIT

Vendim: Prokurorët Specialë mund të nisin hetime pa autorizimin paraprak të Kryeprokurorit

Prokurorët e Prokurorisë Speciale të Kosovës do të mund të kërkojnë drejtpërdrejt nga Zyra e Regjistrit numrin për regjistrimin e lëndës, me qëllim të inicimit të hetimeve sipas detyrës zyrtare, pa pasur nevojë për autorizimin paraprak të Kryeprokurorit.

Vendimi është marrë nga ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale, Dren Paca, i cili ka ndryshuar dhe plotësuar Udhëzuesin për veprimtarinë ditore të Zyrës së Regjistrit në këtë institucion.

Sipas njoftimit të Sistemit Prokurorial, ndryshimi synon lehtësimin e procedurave administrative për regjistrimin e lëndëve dhe nxitjen e prokurorëve për të iniciuar hetime për vepra penale sipas detyrës zyrtare, në përputhje me kompetencat e tyre ligjore.

“Ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale, z. Dren Paca, ka nxjerrë vendim për ndryshimin dhe plotësimin e Udhëzuesit për veprimtarinë ditore të Zyrës së Regjistrit në Prokurorinë Speciale, në harmoni dhe respektim të kompetencave dhe pavarësisë funksionale të prokurorëve për inicimin e hetimeve sipas detyrës zyrtare”, thuhet në njoftimin e Sistemit Prokurorial.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *