TË FUNDIT

Vedat Muriqi në superformë, realizon gol fantastik në fitoren e Fenerbahces

Vedat Muriqi ka vazhduar me formën e mirë para portës, duke shënuar gol në fitoren 3-0 të Fenerbahces ndaj Alanyasporit, në kuadër të javës së tetë të elitës së futbollit turk.

Sulmuesi i Kosovës u inkuadrua në lojë në minutën e 81-të, ndërsa vetëm gjashtë minuta më vonë realizoi golin e tretë të skuadrës së tij, pas asistimit të Kerem Akturkoglut.

Dy golat e tjerë për Fenerbahcen u shënuan nga Romelu Lukaku dhe Kerem Akturkoglu, duke i siguruar skuadrës vendase një fitore bindëse.

Për Muriqin, ky ishte goli i tetë në 13 ndeshje të zhvilluara këtë edicion në të gjitha garat, ndërsa ka regjistruar edhe dy asistime, duke konfirmuar rëndësinë e tij në repartin ofensiv.

Vedat muriqi makes it three https://t.co/Tb0wThz1RD — Goals Xtra (@GoalsXtra) October 17, 2026

Në anën tjetër, te Alanyaspori, Fidan Aliti dhe Florent Hadërgjonaj e përfunduan ndeshjen, por nuk arritën ta ndihmonin skuadrën të shmangte humbjen.

Me këtë fitore, Fenerbahce shkon në kuotën e 16 pikëve dhe vazhdon të jetë në pjesën e sipërme të tabelës së Superligës së Turqisë./ Telegrafi /

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *