Vdekja e argjentinases në Kosovë/ Endrit Nika para trupit gjykues: “Jam 100% i pafajshëm”
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka nisur seanca e rigjykimit ndaj Endrit Nikës, i akuzuar për vdekjen tragjike të shtetases argjentinase Maria Clara Urdangaray.
Në fillim të seancës, prokurori ka lexuar aktakuzën, ndërsa i akuzuari Endrit Nika është deklaruar sërish i pafajshëm
“Jam 100% i pafajshëm”, ka thënë Nika në gjykatë.
Ai akuzohet për vrasjen e rëndë të të dashurës së tij, e cila vdiq në gusht të vitit 2023, pasi ra nga kati i gjashtë i një hoteli në Fushë-Kosovë.
Nika ishte dënuar më herët me 18 vjet burgim, por pas ankesës së mbrojtjes, Gjykata e Apelit e kishte kthyer rastin në rigjykim.
