TË FUNDIT

Vazhdon kaosi në Tiranë, policia gjuan gaz lotsjellës dhe ujë drejt protestuesve

Protestuesit në Tiranë janë vendosur para objektit të Kryeministrisë, derisa drejt Policisë janë duke gjuajtur gurë dhe mjete piroteknike.

Në anën tjetër, policia shtë po gjuan gaz lotsjellës dhe ujë përmes autoboteve derisa po tentohet edhe shpërndarja e protestuesve.

Më herët në një konferencë për media, drejtori i Policisë, Skënder Hita, ka deklaruar se do t’u përgjigjen protestuesve me forcën që ua garanton ligji, duke shtuar se vetëpërmbajtja e policisë, nuk duhet marrë për dobësi.

Ka thënë se për rreth 72 orë 71 policë kanë marrë lëndime trupore.

Studentët kanë përsëritur kërkesat për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, ndërkaq ky i fundit ka deklaruar se nuk do të dorëhiqet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *