TË FUNDIT

Vazhdojnë reduktimet me ujë në fshatin Varosh dhe disa rrugë të Ferizajt

Konsumatorët në rrugët “Arsim Zeqiri”, “Alishefik Spahiu” dhe “Gëzim Sahiti”, si dhe në fshatin Varosh, do të përballen me ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijshëm gjatë ditës së sotme.

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Bifurkacioni” ka njoftuar se ndërprerja po bëhet për shkak të punimeve teknike në terren, në kuadër të projektit për zëvendësimin e ujëmatësve të vjetër me të rinj.

Sipas kompanisë, punimet do të vazhdojnë edhe të hënën, më 19 tetor 2026, ndërsa rikthimi i furnizimit me ujë në zonat e prekura pritet të bëhet rreth orës 16:00.

KRU “Bifurkacioni” ka falënderuar konsumatorët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin gjatë realizimit të punimeve. / Telegrafi /

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *