Vazhdojnë punimet për rregullimin e instalimeve nëntokësore në dy rrugë të Rahovecit
Drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Rahovecit, Përparim Krasniqi, ka njoftuar se po vazhdojnë punimet për rregullimin e instalimeve nëntokësore në rrugët “Kullat Binjake” dhe “Dëshmorët e Pashtrikut”.
Sipas Krasniqit, punimet po zhvillohen me dinamikë të shtuar, me synimin që të përmbyllen dhe të bëhet finalizimi i plotë i tyre.
Ndërhyrjet në këto dy rrugë synojnë rregullimin e instalimeve nëntokësore dhe përmirësimin e infrastrukturës në qytetin e Rahovecit. /Telegrafi/
