Unaza me diamant rozë shitet për 12.1 milionë franga në Gjenevë
Diamanti 24-karatësh, me ngjyrë intensive rozë, u shit në ankandin e organizuar nga shtëpia Christie's, duke qenë artikulli kryesor i ankandit të bizhuterive.
Një unazë luksoze me diamant rozë është shitur për 12.1 milionë franga zvicerane në një ankand të organizuar nga shtëpia e ankandeve Christie’s në Gjenevë, raporton Watson .
Guri i çmuar 24 karatësh “Bulgari Pink”, i konsideruar si “Mona Lisa” e diamanteve rozë, u shit në një ankand në Gjenevë.
Emërtimi “Mona Lisa” u përdor nga Max Fawcett, drejtues i departamentit të bizhuterive në shtëpinë e ankandeve, si metaforë për pastërtinë dhe transparencën e jashtëzakonshme të këtij diamanti tepër të rrallë, transmeton Telegrafi.
Diamanti, i njohur me emrin “Bulgari Pink”, peshon 24 karatë dhe ka prerje në formë drejtkëndore (emerald cut). Ai ishte pjesa kryesore e ankandit sezonal të bizhuterive.
Shuma e arritur nga shitja ishte brenda intervalit mesatar të çmimit të parashikuar nga organizatorët e ankandit. /Telegrafi/
