TË FUNDIT

UEFA befason për Vedat Muriqin: Me 32 vjet e 194 ditë…

Vedat Muriqi është në qendër të vëmendjes pas golit të shënuar sonte në minutën e 79-të, në fitoren e madhe të Fenerbahçes me rezultat 3:2 ndaj Liverpoolit, në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës u bë protagonist i kësaj fitoreje, pasi u inkuadrua në lojë në minutën e 63-të, në vend të Romelu Lukakut, ndërsa vetëm 16 minuta më vonë realizoi golin vendimtar.

Për paraqitjen e Muriqit ka shkruar edhe UEFA, duke vënë në pah një të dhënë interesante statistikore.

“Me 32 vjet e 194 ditë, Vedat Muriqi është bërë golashënuesi i dytë më i vjetër për Fenerbahçen në Ligën e Kampionëve, pas Pierre van Hooijdonkut”, ka shkruar UEFA.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *