TË FUNDIT

U përfol se ua prishi dasmën, Aurora flet për Benitën

Kushtrimi Kelani dhe Aurora Rrusta u shfaqën për herë të parë publikisht si çift i martuar në një event hapës në një qendër tregtare në Prishtinë.

Ata bënë një dasmë madhështore me plot të ftuar, përfshirë figura të njohura dhe kolegë nga Big Brother VIP Kosova.

Gjatë një prononcimi për Prive By Liberta Spahiu, çifti u pyet gjithashtu për dasmën e cila mori vëmendje në rrjetet sociale, veçanërisht Benita për shkak të ngjyrës së fustanit në dasmën e tyre.

E pyetur për këtë çështje dhe për aludimet në rrjetet sociale se Benita ua kishte prishur dasmën, Aurora falënderoi të gjithë të ftuarit për pjesëmarrjen, përfshirë edhe Benitën.

“Për krejt mysafirët që kanë gjetë kohë me ardhë po ashtu edhe Benita faleminderit shumë, jena kënaq tepër shumë”, ka deklaruar Aurora.

Ndërkaq, Kushtrimi nuk u deklarua për këtë çështje por dha një përgjigje më të përgjithshme duke folur vetëm për dasmën e duke theksuar se e kanë shijuar shumë.

Ndryshe, Benita Zena, ishte komentuar jashtëzakonisht shumë për shkak të ngjyrës së fustanit që veshi në dasmën e çiftit.

Edhe pse fustani ishte në një nuancë të hapur të kaltër, në fotografi dhe video ai dukej i bardhë, gjë që kishte shkaktuar reagime të shumta nga ndjekësit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *