Troja Bicurri fituese e Çmimit të Parë në Festivalin e Këngës “Akordet e Kosovës” 2026
Troja Bicurri është shpallur fituese e Çmimit të Parë në Festivalin e Këngës “Akordet e Kosovës” 2026. Çmimi iu dorëzua nga ministrja e Kulturës, Saranda Bogujevci.
Lajmi u bë i ditur nga Bogujevci përmes një postimi në rrjetet sociale, ku përgëzoi fituesen dhe artistët pjesëmarrës në festival.
Nata e dytë e festivalit solli performanca dhe emocione të shumta, duke përmbyllur garën në kategorinë e të rriturve.
Ndërkohë, mbrëmja pasuese i kushtohet talenteve të reja, me performancat e fëmijëve.
“Akordet e Kosovës” vijon të ruajë traditën e tij si një hapësirë e rëndësishme për promovimin e muzikës dhe artistëve të rinj. /Telegrafi/
