“Tri grupe në LDK”, Murtezaj del me paralajmërim të fortë: Keni kujdes kah po e çoni partinë!
Valon Murtezaj nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar për zhvillimet dhe përçarjet e brendshme në këtë parti, duke u bërë thirrje grupeve aktuale që të vendosin interesin e përbashkët mbi ambiciet personale.
Në një shkrim të titulluar “Kthimi i arsyes”, Murtezaj ka theksuar se konfliktet e brendshme dhe interesat klanore po rrezikojnë të ardhmen e LDK-së.
Ai ka kërkuar më shumë dialog, maturi dhe përgjegjësi, duke rikujtuar se partia duhet të ruajë vlerat demokratike mbi të cilat u themelua nga presidenti historik Ibrahim Rugova.
Murtezaj ka theksuar se LDK-së i nevojitet unitet dhe një organizim i lirë e demokratik, ndërsa ka shprehur angazhimin e tij për një parti moderne, të bazuar në integritet, drejtësi, meritokraci dhe luftë kundër korrupsionit.
Të nderuara Anëtare dhe Anëtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës,
Bashkëqytetarë dhe bashkëpatriotë,
Presidenti Ibrahim Rugova dhe themeluesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës, e kanë krijuar LDK-në për të qenë forcë politike demokratike që del në ballë për të mirën e lirisë, të demokracisë, dhe të shtetit të Kosovës dhe qytetarëve të saj.
Me këtë rast, dua të sjell në vëmendje, mundësisht edhe në mendje, mësimin madhështor njerëzor: është arsyeja ajo që duhet të mbizotërojë. Arsyeja njerëzore është mbi pasionin egoist, urtësia duhet të qëndrojë mbi ambicien inatçore shkatërrimtare, dhe e mira e përbashkët më lart se çdo interes vetjak.
Një shoqëri, institucion apo entitet kolektiv nuk mund të rritet e të zhvillohet në rrethana kur ata dhe ato që janë të ngarkuar të punojnë për avancim, bëhen autoritarë dhe robër të interesave, apo ambicieve apo perceptimeve të tyre të ngushta për pushtetin personal, në dëm të të tjerëve dhe të përgjithshmes.
Dy fjalë reflektimi dhe kujdesi drejtuar grupeve aktuale (që janë tri) në Lidhjen Demokratike të Kosovës. Keni kujdes kah po e çoni LDK-në!
Asnjë interes i ngushtë, sado bukur apo pseudofuqishëm të artikulohet, apo sado mjeshtërisht të arsyetohet e të mbrohet, nuk duhet të lejohet kurrë të mbizotërojë mbi interesat më të larta, vlerat universale dhe të mirën e përbashkët supreme të subjektit të cilit të gjithë i përkasim.
Sepse, më lejoni t'ju rikujtoj një gjë që e dimë të gjithë: kur arsyeja njerëzore i nënshtrohet interesit vetjak, atëherë gjëja e parë që ndodh është se gjykimi shtrembërohet. Përvoja e re dhe e vjetër na mëson, ose do të duhej të na mësonte, se sa herë ambiciet egoiste kanë lënë në hije apo kanë shpërfillur vlerat kolektive, dëmtimi është bërë. E mira e përbashkët ka filluar të dëmtohet dhe, nëse vazhdohet kështu, kjo e mirë e përbashkët gradualisht do të zhduket. Kjo do të ishte e pafalshme.
Interesi më i lartë i LDK-së është organizimi si tërësi e lirë dhe demokratike. Ky është parimi më i lartë, që tejkalon preferencat personale, sukseset e përkohshme dhe secilën ambicie vetjake. Interesi më i lartë i LDK-së duhet të jetë vlera që përfaqëson themelin e përbashkët moral, intelektual dhe institucional, mbi të cilin varen dinjiteti, qëndrueshmëria dhe e ardhmja e LDK-së dhe, në një dimension tjetër, e ardhmja e Republikës së Kosovës, atdheut e mëmëdheut tonë.
Kam dëshirë t'jua kujtoj se masa e vërtetë e përgjegjësisë politike nuk matet dhe as nuk përcaktohet me atë se sa mund të përfitojë, kontrollojë apo ruajë dikush për veten e tij apo të saj. E vërteta e shërbimit qëndron në atë se sa është i gatshëm një politikan të kontribojë për të mirën më të madhe të qytetarëve, shoqërisë, popullit dhe në një dimension tjetër humanizmit në përgjithësi.
Në këtë moment dhe në kohët që vijnë, duhet të kuptojmë se në LDK, askush nuk mund dhe nuk duhet të mundet; asnjë individ apo grup nuk mund të pretendojë epërsi morale mbi dikë tjetër.
Është momenti i fundit që pakënaqësitë të përballen me arsyen, me dialogun, dhe me përgjegjësinë. Me liri dhe demokraci. Askush të mos e ngatërrojë ndikimin dhe pseudotriumfet e përkohshme me urtësinë e qëndrueshme dhe maturinë për të cilën ka nevojë LDK-ja sot, dhe nesër.
Fitoret e imagjinuara të interesave vetjake dhe klanore, përfundimisht do ta shkatërrojnë suksesin e tërësisë. Historia na mëson vazhdimisht se partitë politike mund të dobësohen nga sfidat e jashtme, por, në një mënyrë edhe më të thellë, nga konfliktet e brendshme, dhe sidomos kur politikanët egoistë humbasin nga vëmendja qëllimin e tyre të përbashkët, dhe bëjnë gjithçka për të marrë për vete gjithçka.
Logjika grupore dhe grupet duhet të ndalen. Të gjithë duhet të reflektojmë dhe ta rishqyrtojmë rrugën tonë të veprimit për kohën që po vjen. Duhet gjetur më shumë dinjitet në korrigjimin e gabimeve, dhe më shumë forcë në arritjen e një mirëkuptimi të bazuar në parime, sesa në vazhdimësinë e përçarjes fatale.
Përfundimisht, ajo çfarë na duhet tani dhe çfarë na bën më shumë nder është vendosja plotësisht në shërbim të qëllimeve të përbashkëta dhe jo në betejat plot humbje për përfitime individuale. Konfliktet që nuk po ndalen po rrezikojnë vizionin e përbashkët të LDK-së.
Pikërisht tani sprovohet pjekuria morale, intelektuale dhe qytetare e të gjithë neve. Sot në LDK, nuk është e nevojshme aftësi e pushtet për të imponuar vullnetin. Në LDK kemi nevojë për urtësi për të dëgjuar, për të kuptuar dhe për të vendosur interesin e përgjithshëm mbi përfitimin vetjak. Për LDK-në sot asgjë nuk është më e fuqishme se ideja e bashkimit dhe përgjegjësisë kolektive.
E ardhmja e LDK-se ndërtohet me përkushtim serioz uniteti, jo me përçarje. Duke mbrojtur lirinë e mendimit, duke kuptuar dhe kujtuar rëndësinë e tolerancës dhe të respektit ndaj mendimit ndryshe, me liri dhe demokraci.
Ne të gjithë duhet të jemi të ndërgjegjshëm se pushteti dhe autoriteti burojnë nga besimi dhe duhet të ushtrohen në shërbim të së mirës së përgjithshme. Prandaj, sot më shumë se kurrë, nevojitet përgjegjësi përtej interesave grupore, dialog përtej kundërshtive dhe vizion përtej kalkulimeve afatshkurtra. Historia nuk do të na e falë nëse vazhdohet me beteja të brendshme për përfitime personale.
Urtësi e maturi që ta ruajmë tërësinë.
Secila dhe secili nga ne duhet të udhëhiqemi nga arsyeja dhe të bashkohemi rreth bindjes se e mira e përbashkët qëndron mbi çdo interes individual apo vetjak. Asnjë grup, asnjë ambicie nuk është më e madhe se e mira e përbashkët, ashtu si asnjë fitore e përkohshme nuk ia vlen dobësimin afatgjatë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, të cilën Ne, që të gjithë se bashku e kemi përgjegjësinë ta ruajmë e kultivojmë.
Do të angazhohem për një LDK moderne, të ndërtuar mbi integritetin, drejtësinë, barazinë, meritokracinë dhe mundësitë e barabarta për të gjithë. Për një LDK që është në shërbim të qytetarëve të Kosovës, që shërbimin publik e konsideron përgjegjësi dhe jo biznes; për një LDK ku lidershipi nënkupton vënien në shërbim të qytetarëve dhe jo të interesave të ngushta grupore a klanore; për një LDK ku korrupsioni luftohet pa kompromis dhe profiterizmi refuzohet.
Sepse, besoj se vetëm një LDK e ndërtuar mbi këto vlera dhe parime mund t'u ofrojë qytetarëve të Kosovës mundësi reale për prosperitet, një jetë më të mirë dhe me dinjitet, dhe ta bëjë Kosovën vend të respektuar Europian.
Ta bëjmë këtë duke kujtuar punën dhe sjelljen e Prijësit Ibrahim Rugova, dhe duke respektuar historinë e lavdishme të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Me nderimin më të thellë për kontributin e brezave, për liri, pavarësi e demokraci në Kosovë, dhe vetëmohimin deri në flijim.
Duke shikuar me vizion dhe besim drejt të ardhmes së ndritur të Republikës së Kosovës, shtet Europian.
Komuna e Pejës ka publikuar sot sqarimin e Qendrës për Punë Sociale lidhur me Raportin e Inspektimit të Jashtëzakonshëm, pas rastit të vrasjes së Arlinda Zekajt, më 25 tetor 2026. Në këtë reagim, Qendra për Punë Sociale…
Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, Avni Arifi, ka ngritur shqetësime për gjendjen në sektorin energjetik në Kosovë, duke paralajmëruar një dimër të vështirë për qytetarët dhe rrezikun e një krize energjetike dhe…
Ish-ministrja e Arsimit, njëherësh deputete e Kuvendit të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka reaguar mbrëmë pas deklaratës së deputetit të LDK-së, Armend Zemaj, i cili gjatë seancës së së premtes…
Duke filluar nga nesër, 15 nëntor, automjetet që marrin pjesë në trafikun publik në rrugë duhet të kenë pajisje dimërore të përcaktuara. Siç informon Ministria e Brendshme, posedimi i detyrueshëm i pajisjeve dimërore…
Policia e Kosovës, me qëllim të ofrimit të sigurisë në kuadër të zhvillimit të ndeshjes ndërkombëtare ‘Liga e Kombeve’ në futboll, në mes Kosovës dhe Izraelit, që do të zhvillohet sot në ora 15:00…
Komandanti i misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, gjeneralmajor Roberto Vergori, ka zhvilluar një takim me gjeneral brigade Gunars Kaulins nga Forcat e Armatosura Kombëtare të Letonisë. Takimi u mbajt në kampin “Film City”, në…
Analisti politik, Nexhat Haziri, ka reaguar ashpër ndaj deklarimeve të gazetarit Baton Haxhiu për presidentin historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, duke e akuzuar atë për përpjekje për ta denigruar figurën e ish-presidentit dhe për të…
Kosova po merr pjesë në Konferencën e 48-të të Frankofonisë (CMF), që po mbahet më 14 nëntor 2026, në Phnom Penh të Kamboxhias. Kosova përfaqësohet nga zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme,…
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, dje në seancën e Kuvendit të Kosovës, ka reaguar ndaj pretendimeve të opozitës për importimin e energjisë elektrike nga Serbia dhe kompania EFT, duke i cilësuar ato si…
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, në një intervistë në EURO, ka folur edhe për debatin e brendshëm në LDK, zgjedhjet e reja në parti dhe arsyet pse kjo parti nuk po gjen qetësi. Sipas tij, në parti nuk mund dhe nuk duhet të ketë…
KEDS ka njoftuar se sot dhe nesër do të kryhen disa “punime të domosdoshme”, të cilat do të shkaktojnë ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona. Prishtina 1. Nga TS TS 220/35/10(20)kV Podujeva do të…
Sot mbi vendin tonë do të mbretërojë mot me vranësira dhe riga shiu, ndërsa në viset malore parashihen reshje bore. Temperaturat minimale do të ndryshojnë nga 1-4 katër gradë Celsius. Ndërsa ato maksimale 4-7 gradë…
Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka ndërprerë vazhdimin e seancës së sotme për shkak të mungesës së numrit të nevojshëm të deputetëve për të siguruar kuorumin. Ajo bëri të ditur se data e re për vazhdimin…
Media franceze FRANCE 24 ka në intervistë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, shtet që shpalli pavarësinë në vitin 2008 dhe e sheh veten si pjesë të familjes evropiane. Megjithatë, katër vjet pas aplikimit për anëtarësim…
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka publikuar parashikimin e motit për fundjavën e 14 dhe 15 nëntorit, ku pritet mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu. Sipas IHMK-së, e shtuna do të karakterizohet me mot më të freskët,…
Një delegacion i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës ka marrë pjesë në takimin e Zyrtarëve të Lartë të Procesit të Pragës, të mbajtur më 10 dhe 11 nëntor në Republikën e…
Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Alain Berset, njoftoi në lidhje me takimin me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në margjinat e Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Dublin të Irlandës, duke theksuar se…
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, gjatë seancës së Kuvendit, ka kritikuar ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, duke e akuzuar për arrogancë dhe mungesë të llogaridhënies ndaj deputetëve. Ajo tha se në vend se të…
Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), nën udhëheqjen e kryesuesit Arian Gashi, ka mbajtur takimin e 307-të, gjatë të cilit ka marrë disa vendime lidhur me funksionimin e sistemit prokurorial, përfshirë caktimin e drejtuesve të rinj në…
Kryeministri kërkoi që Këshilli i BE-së të marrë mendimin e Komisionit Evropian për aplikimin e Kosovës për anëtarësim, të dorëzuar në dhjetor të vitit 2022. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar…
Ish-kryediplomati i Kosovës, Enver Hoxhaj, po qëndron në Sulaymaniyah në Rajonin e Kurdistanit, ku po merr pjesë në Slemani Strategic Forum me ftesë të zëvendëskryeministrit të Qeverisë Rajonale të Kurdistanit, Qubad…
Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka zhvilluar një takim me ministrin e Bujqësisë së Turqisë, İbrahim Yumaklı, me të cilin ka diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit në menaxhimin e ujërave,…
Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, ka reaguar ndaj raportimeve se Qeveria u ka hequr statusin e dëshmorit Ahmet Krasniqit, Fehmi Aganit, Enver Malokut, Bajram Kelmendit dhe personaliteteve të tjera, duke i cilësuar këto…
Kryeministri Albin Kurti, në margjina të Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Dublin është pritur në Parlamentin e Irlandës nga përfaqësues të Komitetit për Çështje të BE-së me të cilët ka biseduar…
Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka bërë të ditur se Kosova do të përfshihet në komponentin rajonal të projekteve që synojnë zvogëlimin e rrezikut nga fatkeqësitë natyrore dhe rritjen e…
Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu priti sot në takim përfaqësuesit e organizatës Handicap Students of Kosova, me të cilët bisedoi mbi të drejtat e personave me aftësi të kufizuara, qasjen në arsim dhe shërbime publike, mundësitë e…
Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, e ka mirëpritur dekretimin e Ligjit nr. 11/L-006 për Byronë Shtetërore për Procedurën e Verifikimit dhe Konfiskimit të Pasurisë së Pajustifikueshme, duke e…
Deputetja e Aleancës, Teuta Haxhiu, ka kritikuar paralajmërimet e ministres së Ekonomisë Artane Rizvanolli për një dimër të vështirë, duke thënë se kjo mund të paralajmërojë rritje të faturave të energjisë…
Gjendja në sektorin e energjisë elektrike, importi i rrymës, menaxhimi i KEK-ut dhe marrëveshja për “Elektroserverin” kanë qenë në qendër të debatit në Kuvendin e Kosovës, ku deputetja e LDK-së Janina Ymeri dhe ministrja e…
Deputeti i PDK-së Arben Mustafa, gjatë debatit në Kuvend për sektorin e energjetikës, kritikoi Qeverinë për mungesë përgatitjesh për dimër dhe vonesa në projektet energjetike, teksa ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli tha se BE-ja…
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka nënshkruar sot dekretin për shpalljen e Ligjit nr. 11/L-006 për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme. Kështu mbyllet një…
Gjykata Themelore në Prishtinë i vazhdoi paraburgimin edhe për dy muaj mësimdhënësit nga Dragashi, Feim Sali, i cili dyshohet për spiunazh te Shërbimi Inteligjent i Serbisë (BIA). “Pas kërkesës së Prokurorisë Speciale të…
Deputeti i Aleancës Burim Ramadani ka kritikuar sot Qeverinë e Kosovës për gjendjen në sektorin e energjetikës, duke thënë se mungesa e planifikimit, vonesat në investime dhe mosrealizimi i objektivave kanë ndikuar drejtpërdrejt në…
Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit (APK) do të lansojë të hënën Kornizën Zhvillimore Strategjike 2026-2030, dokumentin që përcakton vizionin, objektivat dhe prioritetet strategjike për vitet e ardhshme, me synim forcimin e kapaciteteve…
Gjatë fundjavës moti mbi vendin tone do të jetë kryesisht i vranët, me reshje shiu herë pas here. Të shtunën pritet mot me vranësira dhe riga shiu, në viset malore parashihen reshje bore. Temperaturat minimale do të variojnë nga 1…
Kuvendi i Kosovës është kthyer për t’i vazhduar punimet e seancës, e cila u ndërpre pasi kuvendarët shkuan në pauzë. Si pikë e parë, kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, tha se është Rezoluta e propozuar nga deputetja e…
Një delegacion i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës, i udhëhequr nga shefja e kabinetit të ministrit, Tela Shema, ka marrë pjesë në takimin e Zyrtarëve të Lartë të Procesit të Pragës, të mbajtur…
Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP) ka prezantuar Planin Vjetor të Performancës për vitin 2027, në një takim me përfaqësues të organizatave joqeveritare. Komisionerja për Informim dhe Privatësi, Krenare Sogojeva Dermaku, ka…
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pranuar një letër urimi nga Presidentja e Republikës së Bullgarisë, Iliana Iotova, me rastin e marrjes së detyrës. Në letrën e saj, Presidentja Iotova shpreh urimet dhe…
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka nënshkruar dekretin për shpalljen e Ligjit nr. 11/L-006 për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme. Dekreti, me numër 17/2026, mban…
Inspektorët e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) bllokuan gjithsej 178 kg, përkatësisht 120 kg suxhuk “Kalorik” dhe 58 kg suxhuk shtëpiak. Njëkohësisht, urdhëroi ndalimin e prodhimit të suxhukut dhe tërheqjen e…
Zhvillimet aktuale politike në vend ishte temë e diskutimit të sotëm ndërmjet presidentes Justina Shiroka-Pula dhe të Ngarkuarës me Punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Anu Prattipati. Presidentja…
Numri i fluturimeve dhe udhëtarëve në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës ka shënuar rritje gjatë muajit shtator 2026, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Sipas të dhënave të…
Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT) ka realizuar 70 inspektime ndaj kompanive të shërbimeve postare që bëjnë bartjen dhe shpërndarjen e produkteve të porositura përmes platformave online. Si rezultat i këtyre inspektimeve,…
Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej një muaji të miturve E.R.(1), E. R.(2), E. S. Dhe E. Sh. të cilët dyshohet për kryerjen e veprës penale vrasje…
Ish-ministri i Shëndetësisë, tani deputet i LDK-së, Armend Zemaj, ka thënë se shëndetësia nuk është prioritet i kësaj qeverie. Ai ka thënë se prioritet ka qenë rritja e buxhetit për shëndetësi, por edhe…
Halil Geci ka ngritur akuza të rënda lidhur me vrasjet politike të pasluftës, pretendimet për bashkëpunim me shërbime të huaja dhe përgjegjësinë e figurave politike që, sipas tij, lidhen me ish-udhëheqjen e PDK-së. Ai ka…
Hoxhaj në Kurdistan, takime me ministra, diskutohet për mbrojtjen, infrastrukturën dhe punën
Kosova prezanton të arriturat në fushën e migracionit në Procesin e Pragës
Gani Geci me deklaratë të fortë për LDK-në: Argatët e SHIK-ut të pensionohen politikisht
Caktohet masa e paraburgimit ndaj katër të miturve, për veprën penale ‘’Vrasje në tentativë’’
Politika – Deputetët dhe kultura e komunikimit në Kosovë!
Triumfi i Kombit/Shqiptarë, me 28 Nëntor protestoni për çlirimin e Shqipërisë nga korrupsioni e tradhtia!
Evropa përballë rrezikut të përshkallëzimit bërthamor: Raketa me rreze të gjatë veprimi dhe dilema e sigurisë me Rusinë
Aksident mes tri veturave në Prishtinë, ka të lënduar
Arrestohet 20 vjeçari në Kaçanik, kishte urdhëresë gjyqësore
24 orët e së shtunës: Dy të vdekur nga aksidentet, 32 të lënduar
I shkon te shtëpia dhe e kanos babain e saj, arrestohet shtetasi maqedonas në Podujevë
“Mbi 100 të pushkatuar…”, si u shtyp kryengritja antikomuniste në Malësi të Madhe, më 25 janar 1945! Fati tragjik i krerëve të lëvizjes
Arrestimi i intelektuales disidente, si u persekutua Musine Kokalari! Pas gjashtë muajsh hetuesie, e nxorën në gjyq! Aktakuza e prokuror Nevzat Haznedari
10 kuriozitete që nuk i dini për Groenlandën
Shkencëtarët identifikojnë ADN-në më të vjetër njerëzore
…n’ Maje, atje ku Qielli i thot’ Tokës: Frikë mos ki, Unë jam me Ty! Ka qet’si, rrjetat nuk…
Edhe sot, pas 14 vitesh, më mungon zëri yt, këshillat e tua dhe prania jote. Thonë se koha i shëron plagët, por mungesa…
Më mungoni në çdo hap të jetës. Dashuria, mirësia dhe kujtimi për ju nuk do të shuhen kurrë. U…
U bënë tri dekada – një jetë e tërë prej kur tragjikisht u nda prej nesh vajza e axhës Drita (Riza)…
Kylie Jenner ka tërhequr sërish vëmendjen me paraqitjen e saj provokuese. Ajo është shfaqur me një bodysuit…
Bateristi i grupit të njohur Blink-182, Travis Barker, ka treguar se një diagnozë shqetësuese shëndetësore e shtyu…
