Tre shtetas të Serbisë dyshohet se hynë ilegalisht në Kosovë, ndalohen në Kamenicë
Tre shtetas të Serbisë, dy gra dhe një burrë, janë ndaluar nga Policia e Kosovës në fshatin Novosellë të Kamenicës, nën dyshimin se kanë hyrë ilegalisht në territorin e Kosovës.
Rasti ka ndodhur të hënën, më 16 nëntor, rreth orës 12:35, kur njësiti policor ka ndaluar një veturë me targa të huaja, në të cilën ndodheshin tre të dyshuarit. Sipas Policisë, dyshohet se ata kanë hyrë nga territori i Serbisë në Kosovë, jashtë vendkalimit kufitar. Pas intervistimit dhe inicimit të rastit, me urdhër të prokurorit, të dyshuarit janë liruar dhe rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt.
