TË FUNDIT

Tre nxënës sulmohen fizikisht gjatë një ekskursioni në Qendrën Rekreative “Saraj”

Tre nxënës të mitur të një shkolle fillore nga Shkupi janë sulmuar fizikisht në Qendrën Rekreative “Saraj”, ku po qëndronin në kuadër të një ekskursioni njëditor.

Sipas informacioneve të policisë, rasti është denoncuar më 2 tetor 2026, në orën 11:30, në Njësinë Policore të Sarajit. Në denoncim është bërë e ditur se sulmi kishte ndodhur rreth orës 11:20.

Sipas denoncimit, tre nxënësit janë sulmuar fizikisht nga personi me inicialet A.I., ndërsa ndodheshin në hapësirat e qendrës rekreative.

Policia ende nuk ka dhënë hollësi për shkaqet e incidentit apo për lëndime të mundshme të nxënësve.

Zyrtarët policorë po ndërmarrin masa për zbardhjen e rastit, përcaktimin e rrethanave të sulmit dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Pas përfundimit të procedurës dhe dokumentimit të rastit, ndaj personit përgjegjës do të parashtrohet kallëzim përkatës.

Të fundit

Takimi me Kurtin, Hamza: Kërkojmë aprovimin final të Ligjit, pastaj PDK e gatshme të gjejë zgjidhje për presidentin dhe të japë votat

Eksperti austriak propozon ndarje të Maqedonisë në tetë Kantone

Haziri: S’jemi 12, por 18 deputetë që mund ta votojmë Presidentin

Shqipëria e pëson humbjen e parë, mposhtet në Finlandë dhe e humbë kreun

Mickoski: Pres që javën e ardhshme të ketë ulje të çmimit të naftës dhe benzinës

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *