Tragjedi ne familjen Zeka, sapo vdiq me i dashuri i tyre ne rrethana te renda
Një 67-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në Dimal të Beratit të Shqipërisë.
Ngjarja ka ndodhur pasi 67-vjeçari dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjetin, ka dalë nga rruga dhe është përplasur ne një kanal anës rrugës ku më pas, Zenun Zeka ka vdekur.
Trupi i pajetë është dërguar në morgun e Spitalit Rajonal të Beratit, raporton TV Klan.
Dyshohet se shkaqet e aksidentit lidhen me shpejtësinë e automjetit dhe ndriçimin në rrugë.
