Tomë Gashi kërkon epilog për rastin Dehari: Kallëzimi penal ndaj Sylë Hoxhës ende pa vendim
Avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi, ka kërkuar nga Prokuroria Speciale që të nxjerrë një vendim përfundimtar për vdekjen e Astrit Deharit, 10 vjet pas ngjarjes në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.
Në një deklarim para objektit të Prokurorisë Speciale, Gashi ka përsëritur pretendimin se Astrit Dehari është vrarë, ndërsa ka akuzuar ish-zyrtarë të drejtësisë për përpjekje që rasti të paraqitej si vetëvrasje.
Gashi: Familja Dehari pret epilog nga Prokuroria Speciale
“Ne jemi para institucionit më të rëndësishëm të Republikës sonë, para Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, i cili institucion i ka ingerencat dhe ka detyrën më të rëndësishme që të bëjë hetime për çfarëdo rasti të nivelit të profileve të larta. Familjarët e Astrit Deharit deklaruan se ata presin një epilog nga kjo prokurori dhe besoj që epilogu i vetëm përfundimtar është që Astrit Dehari, bazuar në provat që janë, është vrarë. Astrit Dehari është vrarë fiks para 10 viteve dhe ne e dimë që prokurorë të caktuar atëherë kanë tentuar që, para se të përfundojnë hetimet e para, ta mbyllin rastin si vetëvrasje” , ka deklaruar Gashi.
Avokati ka përmendur ish-kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore në Prizren, Sylë Hoxha, ndaj të cilit ka thënë se ka paraqitur kallëzim penal në emër të familjes Dehari.
Gashi: Kallëzimi penal ndaj Sylë Hoxhës ende pa epilog
“Personi i cili para Prokurorisë së Shtetit ka deklaruar se rasti i Astrit Deharit është vetëvrasje ka qenë kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Sylë Hoxha. Për Sylë Hoxhën, për deklarimet e tilla dhe për tentimin e manipulimit me drejtësinë, unë në emër të familjes së Astrit Deharit kam paraqitur edhe kallëzim penal, i cili, duke qenë se është në duart e kësaj prokurorie, nuk ka ende asnjë epilog deri më tani”, ka thënë ai.
Gashi ka ngritur pretendime edhe për publikimin e incizimeve nga kamerat e sigurisë së burgut të Prizrenit. Ai ka përmendur ish-drejtorin e Klan Kosovës, Baton Haxhiu, duke pretenduar se incizimet ishin publikuar përpara se prokurori i rastit t'i kishte në dispozicion.
Gashi akuzon për manipulim të opinionit përmes publikimit të incizimeve
“Pjesa tjetër që ka qenë shumë e dhimbshme ka qenë tentativa e manipulimit të opinionit përmes gazetarëve të caktuar. Ne e dimë që më herët, saktësisht, janë informata publike që ne i kemi verifikuar se janë të vërteta, se ish-drejtori i Klan Kosovës, zoti Baton Haxhiu, ka marrë një CD me incizime të pjesës së burgut të Prizrenit, saktësisht të korridorit dhe pjesëve të tjera, dhe i ka publikuar për të manipuluar opinionin para se vetë prokurori i rastit t'i ketë”, është shprehur Gashi.
Këto janë pretendime të avokatit dhe nuk përbëjnë konstatime gjyqësore për përgjegjësinë e personave të përmendur.
Gashi ka bërë të ditur se ka zhvilluar takime me prokurorë që janë marrë me rastin, përfshirë edhe prokurorin aktual, nga i cili pret një vendim përfundimtar.
Gashi: Presim që Prokuroria ta thotë të vërtetën në aspektin ligjor
“Unë sigurisht që kam pasur takime të shpeshta edhe me ish-prokurorë, edhe me prokurorin e rastit, për të cilin familja e Astrit Deharit dhe unë si avokat i tyre shpresojmë që më në fund të nxjerrë një vendim për ta thënë të vërtetën në aspektin ligjor, sepse në aspektin faktik, ne e dimë, të gjithë e dinë që Astriti është vrarë”, ka deklaruar ai.
Avokati ka folur edhe për provat që, sipas tij, mbështesin pretendimet e familjes për vrasje, duke përmendur fotografitë e trupit të Deharit dhe ekspertizat e kryera në Zvicër.
Gashi: Në ekspertizat zvicerane është gjetur ADN-ja e një personi të tretë
“Secili që ka pasur mundësi t'i shohë vetëm disa prej fotografive që e tregojnë trupin e Astrit Deharit, ne jemi një miliard për qind të bindur që trupi i Astrit Deharit është prova kryesore me të cilën vërtetohet se Astriti është vrarë. Ne pastaj kemi dokumentacione të tjera të Institutit të Mjekësisë Ligjore në Zvicër, të cilat edhe aspektin teorik të vetëvrasjes së Astrit Deharit e eliminojnë. Në bazë të këtyre ekspertizave të Zvicrës, të cilat kanë kredibilitet të plotë dhe janë të besueshme, gjatë analizimit të provave që janë dërguar, është gjetur edhe ADN-ja e një personi të tretë”, ka thënë Gashi.
Ndërkohë, nëna e Astrit Deharit, Xhemile Dehari, ka shprehur zhgënjimin për zvarritjen e hetimeve, duke thënë se familja vazhdon të presë përgjigje nga Prokuroria.
Ajo ka theksuar se gjatë këtyre 10 vjetëve familja është përballur me një pritje të gjatë dhe të vështirë, ndërsa secili prokuror që ka marrë rastin, sipas saj, i ka nisur hetimet nga fillimi.
Xhemile Dehari: U bënë 10 vjet pritje, ka qenë maltretim për familjen
“U bënë 10 vjet, nuk është një ditë, dy ditë. Ka qenë maltretim për këtë familje. Mirëpo, Prokuroria nuk ka marrë vendim asnjëherë. Jemi 10 vjet në pritje. E kemi pak vështirë si familje, nuk është e lehtë me i kaluar këto. Kur e sheh që Prokuroria nuk po merr kurrfarë vendimi, secili prokuror që po vjen po ia fillon prej fillimit, e ne po i presim deri sa të dalin në pension”, ka deklaruar Xhemile Dehari.
Ajo ka shprehur shpresën se prokurori i ri do të arrijë ta përmbyllë rastin dhe t'i japë familjes përgjigje për rrethanat e vdekjes së Astritit.
Xhemile Dehari: Të kemi një epilog pasi jemi plakë në këtë moshë
“Po shpresoj që ky prokuror që e ka marrë tash është i ri dhe ndoshta bën diçka, e përfundon rastin pa u pensionuar. Madje, të kemi një epilog, ta dimë edhe ne, pasi jemi plakë në këtë moshë. Për me folur për rastin e Astritit ka shumë, sepse është një histori e gjatë. Ka ndodhur vrasja në burg. Po të kishte ndodhur kjo në një vend tjetër, ne do t'i kishim parë përgjigjet dhe do ta dinim se çka ka ndodhur. Ne nuk e dimë se si ka ndodhur, askush nuk ka dhënë përgjigje”, ka thënë nëna e Astrit Deharit.
Duke folur për zhvillimet e fundit, Xhemile Dehari ka treguar se familja është ftuar para disa ditësh në Prokurori për të diskutuar për rastin.
Ajo ka thënë se kësaj radhe janë ndier më të mirëpritur, por ka theksuar se vlerësimi për punën e prokurorëve do të bëhet vetëm pas rezultateve konkrete.
Xhemile Dehari: Na kanë ftuar në prokurori para disa ditësh, na pritën më mirë, por presim rezultatet
“Unë thashë që para tre ditëve në Prokurori na thirrën me shku me bisedu. Janë të gatshëm me bashkëpunuar me neve, kështu na thanë. Kemi qenë edhe më herët te prokurori Afrim Shefkiu, por nuk na ka pritur kurrë siç duhet, madje dukej sikur na ka përzënë prej aty. Këtu jemi më të kënaqur me pritjen që na kanë bërë. Por, për punën se si do ta bëjnë, do ta shohim rezultatin më pas. Nuk e dimë se çka do të bëhet, si do ta përfundojnë dhe kur do ta përfundojnë. Nuk kanë premtuar kurgjë, nuk kanë dhënë kurrfarë fjale se do ta kryejnë për një kohë të caktuar, sepse as vetë nuk mund ta dinë. Po presim, por nuk e dimë edhe sa do të zgjasë kjo pritje”, ka deklaruar Xhemile Dehari.
Astrit Dehari vdiq më 5 nëntor 2016 në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, ku po mbahej në paraburgim. Dhjetë vjet më vonë, familja e tij vazhdon të kërkojë zbardhjen e plotë të rrethanave të vdekjes dhe përfundimin e hetimeve nga Prokuroria Speciale.
Avni Dehari, babai i Astrit Deharit, ka akuzuar ish-prokurorin e Prokurorisë Themelore në Prizren, Sylë Hoxha, se kishte tentuar ta paraqiste vdekjen e të birit si vetëvrasje, vetëm 13 ditë pas ngjarjes në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.
Dehari: Katër prokurorë e zvarritën rastin deri në pensionim
“Prokurori në atë kohë i Prokurorisë Themelore në Prizren, Sylë Hoxha, bënte përpjekje, sigurisht me urdhër të pushtetit të atëhershëm, që brenda 13 ditëve ta paraqiste këtë vdekje si vetëvrasje. Raporti i mjekëve ligjorë të pavarur nga Tirana dhe Besim Latifi nga Prishtina, i cili punon në Londër, kishin sjellë fakte se bëhet fjalë jo për vetëvrasje, por për vrasje. Edhe shumë dëshmi të tjera sjellin fakte për një vrasje. Këtë e ka vërtetuar edhe raporti i mjekësisë ligjore të Zvicrës, të cilin po ashtu prokurorët e atëhershëm nuk e përfillën. Katër prokurorë, që nga fillimi deri në vitin 2025, e kanë zvarritur këtë lëndë derisa kanë dalë në pension”, ka deklaruar Dehari.
Ai ka shprehur shpresën se ndryshimet në institucionet e drejtësisë dhe angazhimi i prokurorit të ri në Prokurorinë Speciale do të sjellin rezultate në zbardhjen e rastit.
Dehari ka bërë të ditur se më 3 nëntor familjarët kanë zhvilluar një takim me përfaqësues të Prokurorisë, të cilin e ka vlerësuar si konstruktiv.
Dehari: Shpresojmë që prokurori i ri ta përmbyllë rastin
“Tash aty janë bërë disa ndryshime. Kemi një kryeprokuror tjetër të shtetit, kemi një prokuror në Prokurorinë Speciale që e ka këtë çështje. Ne kemi pasur takime më 3 nëntor. Ka qenë një takim konstruktiv, mund ta quaj, edhe shpresojmë shumë se do të kemi rezultate. Presim të shohim çka do të ndodhë. Ia lëmë përsëri kohës që të shohim se si do të rrjedhë ky proces hetimor dhe si do të përmbyllet”, ka thënë Avni Dehari.
Astrit Dehari vdiq më 5 nëntor 2016 në Qendrën e Paraburgimit në Prizren. Familja e tij vazhdon të kërkojë zbardhjen e plotë të rrethanave të vdekjes dhe një vendim përfundimtar nga organet e drejtësisë.
Tiranë – Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) paraqiti të enjten pretencën për dosjen "Plumbi i Artë", një nga proceset më të rënda kundër krimit të organizuar në…
Me uljen e temperaturave rritet edhe konsumi i energjisë elektrike. Gjatë muajve të ftohtë, nevoja më e madhe për furnizim me energji elektrike e bëjnë edhe më të rëndësishëm shfrytëzimin e saj në mënyrë…
Me ftesë të Presidencës irlandeze të Këshillit të Bashkimit Evropian, ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka udhëtuar drejt Budvës së Malit të Zi, ku sot dhe nesër do të merr pjesë në Forumin Ministerial…
Forcimi i marrëdhënieve dypalëshe, bashkëpunimi ekonomik dhe proceset integruese të Kosovës ishin në fokus të takimit të sotëm ndërmjet zëvendëskryeministrit të Parë dhe ministrit të Punëve të Jashtme të…
Grupi punues për hartimin e strategjisë gjithëpërfshirëse për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) do të mblidhet sërish të shtunën. Kështu ka bërë të ditur kryesuesi i këtij…
Deputetja e Aleancës Albana Bytyqi ka ngritur shqetësimin nëse do të ketë rrymë mjaftueshëm gjatë dimrit kur konsumi shënon rritje të ndjeshme, ndërsa ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli tha se janë duke koordinuar…
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT), Mimoza Kusari-Lila, ka paralajmëruar rikthimin e çmimit tavan për naftën, nëse rënia e çmimeve në tregun botëror nuk reflektohet edhe në tregun e…
Raporti i Komisionit Evropian për Kosovën 2026, i publikuar më 4 nëntor, konfirmon progresin e arritur në fushat që janë përgjegjësi e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe agjencive të saj. Ndër të arriturat…
Ministri i Punëve të Jashtme i Zvicrës dhe kryesues i radhës i OSBE-së, Ignazio Cassis, po zhvillon sot një vizitë zyrtare në Kosovë. Ai është takuar me presidenten Justina Shiroka Pula dhe me zëvendëskryeministrin e parë e…
Kolegji i Rektorit të Universitetit të Mitrovicës së Veriut, i cili vepron sipas sistemit të Serbisë, ka thënë se komuniteti akademik nuk duhet të shndërrohet në hapësirë për përplasje politike, duke shtuar se rektori,…
Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Zvicrës, Ignazio Cassis, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në…
Një debat mes ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Mimoza Kusari-Lila, dhe shefit të Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, është zhvilluar sot në Kuvend mbi përvojën politike të…
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka zhvilluar sot një takim me ministrin e Punëve të Jashtme të Zvicrës dhe njëherësh kryesuesin e radhës të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), Ignazio…
Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, në seancën e Kuvendit të Kosovës, në shënimin e 10-vjetorit të vdekjes së Astrit Deharit, ka kërkuar drejtësi për të dhe përgjegjësi institucionale për zbardhjen e rrethanave të…
Deputeti i PDK-së, Altin Krasniqi, djali i ish-kryetarit të Kuvendit dhe ish-zëdhënësit të UÇK-së, Jakup Krasniqi, në foltoren e Parlamentit ka folur lidhur me procesin gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë…
Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, ka kritikuar rezultatet e Kosovës në raportin e fundit të Bashkimit Evropian, duke e cilësuar atë si një nga raportet më të dobëta që nga fillimi i publikimit të tyre. Ajo ka thënë se…
Shefja e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Jehona Lushaku-Sadriu, ka kritikuar performancën e institucioneve të Kosovës, duke u mbështetur në gjetjet e Raportit të Progresit të Komisionit Evropian. Duke folur në…
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka kërkuar zbardhjen e plotë të rastit të Astrit Deharit, dhjetë vjet pas vdekjes së tij. Në një postim në Facebook, Gërvalla ka thënë se përcaktimi i përgjegjësive…
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Zvicrës, Ignazio Cassis, i cili njëherësh ushtron detyrën e kryesuesit të radhës të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim…
Deputeti i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar sot se proceset qeverisëse në Kosovë janë në ngecje, duke kërkuar një analizë të mirëfilltë të raportit të Bashkimit Evropian. Duke folur në hollin e Kuvendit të…
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se edhe 10 vjet pas vdekjes së Astrit Deharit në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, familja, bashkëpunëtorët dhe qytetarët vazhdojnë të presin drejtësi për…
Avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi, ka deklaruar para Prokurorisë Speciale se është i bindur që Astrit Dehari është vrarë, duke kundërshtuar versionin se aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje kishte kryer vetëvrasje në Qendrën e…
Një shumicë e mundshme demokrate në Kongresin amerikan mund të sjellë mbështetje më të fuqishme për vendet e Ballkanit Perëndimor në rrugën e tyre drejt Bashkimit Evropian, ka vlerësuar Matthew Palmer, duke folur për ndikimin e…
Ish-kryetari i PDK-së, Bedri Hamza ka reaguar pasi sot bëhen gjashtë vite nga arrestimi i ish-krerëve të UÇK-së. Hamza ka thënë se asnjë padrejtësi, sado e gjatë të jetë, nuk do të mund t’i thyejë dhe…
Kryeministri Albin Kurti ka bërë homazhe te varri i Astrit Deharit, në 10-vjetorin e vdekjes së tij. "10 vjet pa Astritin janë shumë. Janë tepër shumë për familjen, për Vetëvendosjen, për të gjithë ne që e…
Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist po zhvillon një takim me kryeprokurorin e shtetit, Zejnullah Gashi, për të kërkuar trajtim urgjent të rastit të Arlinda Zekajt dhe rasteve të tjera të vrasjes së grave. Takimi po mbahet pas insistimit…
Asociacioni i Komunave të Kosovës ka kërkuar nga qeveria që rekomandimet e Komisionit Evropian për Kosovën, në raportin e progresit për vitin 2026, të përkthehen në veprime konkrete, me fokus në financimin dhe respektimin e autonomisë…
Raporti i Komisionit Evropian për Kosovën 2026 ka nxitur dy lexime krejt të kundërta mes qeverisë dhe opozitës. Kryeministri Albin Kurti, në konferencë për media pas pranimit të raportit, kërkoi që Kosova të marrë sa më…
Deputeti Eman Rrahmani, anëtar i komisionit parlamentar hetimor për rastin e Arlinda Zekajt, kërkon që zyrtarët përgjegjës për dështimet institucionale të shkarkohen. “Tashmë ka kaluar koha e dorëheqjes, tash është koha…
Komisioni Evropian, në Raportin për Kosovën 2026 të publikuar të mërkurën, shpreh shqetësim për gjuhën e ashpër që zyrtarë të lartë qeveritarë kanë përdorur ndaj gazetarëve dhe mediave. Raporti thotë…
Drejtoria Rajonale e Policisë ka njoftuar se është gjetur 13-vjeçari I.Q, i cili ishte raportuar si person i zhdukur më 01.11.2026. I mituri ishte larguar nga strehimorja në fshatin Dardani të Ferizajt, ku ishte nën përkujdesjen e Qendrës…
KEDS-i ka njoftuar se të premten më 08.05.2026, do të kryhen punime për siguri të sistemit energjetik. Si rezultat i kësaj, në disa lokalitete do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike. Ky është orari sipas…
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka-Pula, do të presë sot në takim Ministrin e Punëve të Jashtme të Zvicrës, njëherësh kryesuesin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), Ignazio…
Sot bëhen 10 vjet nga vdekja e ish-aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, i cili humbi jetën më 5 nëntor 2016, në Qendrën e Paraburgimit në Prizren. Me rastin e këtij përvjetori, gjatë ditës do të organizohen…
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka konfirmuar se do të jetë kandidat për kryetar të partisë, kur të mbahen zgjedhjet. Në një intervistë në Kanal 10 , Gashi ka thënë se beson se i plotëson kushtet…
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot seancë plenare, e cila është caktuar të nisë në orën 12:00. Sipas njoftimit të Kuvendit, në rendin e ditës janë paraparë deklarimet jashtë rendit të ditës, pyetjet…
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, ka pritur në takim shefin e Misionit të EULEX-it, Antero Lopes, me të cilin ka diskutuar zhvillimet politike në vend, stabilitetin institucional, sundimin e ligjit dhe…
Agjencia për Informim dhe Privatësi ka bërë të ditur se Raporti i Komisionit Evropian për Kosovën për vitin 2026 vlerëson punën e saj në trajtimin e ankesave për qasje në dokumente publike dhe mbrojtjen e të dhënave…
Zëvendëskryetarja e Komisionit për Integrime Evropiane, Liza Gashi, ka thënë se, pavarësisht bllokadës institucionale, Kosova ka shënuar progres në disa fusha të reformave, ndërsa Raporti i Komisionit Evropian për vitin 2026 nuk evidenton…
Kryeministri theksoi nevojën për zgjidhje konkrete dhe mbështetje institucionale, duke premtuar angazhim për përmirësimin e mirëqenies së kësaj kategorie. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me përfaqësuesit…
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka takuar në Berlin përfaqësuesin e përhershëm të Gjermanisë në NATO, ambasadorin Detlef Wächter, me të cilin ka biseduar për thellimin e partneritetit ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë, me…
Policia e Kosovës, pikërisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë, ka realizuar me sukses dy…
Ministria e Mjedisit ka pranuar zyrtarisht Studimin për vlerat natyrore të Malit Mokna dhe Liqenit të Ujmanit, i cili do të shërbejë si bazë për procedurat e mëtejshme drejt shpalljes së këtyre dy zonave si zona të mbrojtura. Lajmin e…
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka nisur zbatimin e Programit të Përhershëm të Survejimit dhe Monitorimit të Sektorit të Qumështit, i cili parasheh kontrolle të rregullta dhe analiza laboratorike në të gjitha hallkat e zinxhirit…
Kryeministri pranoi Raportin e Komisionit Evropian për Kosovën, duke theksuar se progresi i vendit nuk po reflektohet në procesin e integrimit. Ai kërkoi dorëzimin sa më të shpejtë të pyetësorit për aplikimin dhe nisjen e negociatave për…
Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, ka marrë pjesë në tryezën e diskutimit për shëndetin mendor dhe mbështetjen psikosociale të fëmijëve dhe adoleshentëve, të organizuar nga Zyra e…
Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore dhe Peticione ka mbajtur mbledhje, në të cilën është diskutuar mbikëqyrja e zbatimit të Ligjit për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Dhuna në Familje, Dhuna ndaj Grave dhe Dhuna në Baza…
U dënua me burgim të përjetshëm për vrasjen e biznesmenit Bedri Rexhepi, Jeton Vllasaliu kundërshton aktgjykimin në Supreme
Presidentja pret në takim zv.kryeministrin Damka, diskutojnë për përfaqësimin e komuniteteve në institucione
Debate në Kuvend për pagën e 13-të, miratohen rishikimi i buxhetit dhe Byroja e Konfiskimit të Pasurisë
Universiteti i Mitrovicës së Veriut i mohon akuzat e pedagogëve për ndikim politik
Filozofia politike si të jetojmë së bashku
Brukseli paralajmëron Shkupin: Maqedonia e Veriut mes stagnimit politik dhe rrezikut të humbjes së perspektivës evropiane
Kush mund të aplikojë për t
Vrasja e femrave nuk është zakon i traditës shqiptare
Aksident mes tri veturave në Prishtinë, ka të lënduar
Arrestohet 20 vjeçari në Kaçanik, kishte urdhëresë gjyqësore
24 orët e së shtunës: Dy të vdekur nga aksidentet, 32 të lënduar
I shkon te shtëpia dhe e kanos babain e saj, arrestohet shtetasi maqedonas në Podujevë
“Mbi 100 të pushkatuar…”, si u shtyp kryengritja antikomuniste në Malësi të Madhe, më 25 janar 1945! Fati tragjik i krerëve të lëvizjes
Arrestimi i intelektuales disidente, si u persekutua Musine Kokalari! Pas gjashtë muajsh hetuesie, e nxorën në gjyq! Aktakuza e prokuror Nevzat Haznedari
10 kuriozitete që nuk i dini për Groenlandën
Shkencëtarët identifikojnë ADN-në më të vjetër njerëzore
Edhe sot, pas 14 vitesh, më mungon zëri yt, këshillat e tua dhe prania jote. Thonë se koha i shëron plagët, por mungesa…
Më mungoni në çdo hap të jetës. Dashuria, mirësia dhe kujtimi për ju nuk do të shuhen kurrë. U…
U bënë tri dekada – një jetë e tërë prej kur tragjikisht u nda prej nesh vajza e axhës Drita (Riza)…
Sot u bë 1 vit që kur ndërroi jetë më i dashuri ynë, Gani Rraci. Koha po kalon shpejt, por dhimbja, malli dhe…
Këngëtarja shqiptaro-amerikane, Bebe Rexha, ka tërhequr vëmendjen me paraqitjen e saj të fundit, duke sjellë një…
Modelja e njohur Lori Harvey ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale, pasi ka publikuar një fotografi nga sauna, ku shfaqet e…
