Tomë Gashi: Kaq mjafton për të mos i votuar këto parti
Avokati Tomë Gashi ka reaguar me një postim publik ku u ka bërë thirrje qytetarëve të mos i votojnë Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës.
Sipas tij, arsyeja kryesore është votimi i Gjykatës Speciale nga këto parti së bashku me Listën Serbe. Gashi ka deklaruar se kjo gjykatë ishte “kundër UÇK-së dhe kundër Kosovës”, duke shtuar se vetëm ky fakt mjafton që qytetarët të mos ua japin votën këtyre subjekteve politike.
Postimi i plotë:
Këto parti nuk duhet mi votu!
PDK- në dhe LDK-në nuk duhet mi votu.
Janë 1000 arsye mos mi votu këto parti, sot po ju rikujtoj vetëm një:
Këto parti bashkë me Listën Serbe e kanë votuar Gjykatën Speciale kundër UÇK- së dhe kundër Kosovës!
Kaq mjafton që mos mi votu!
