TË FUNDIT

“Ti je zhgl, kategori e ulët”, tensionet mes Nichit dhe Fuegos nuk kanë të ndalur – përplasen sërish duke ofenduar njëri-tjetrin

Nichi dhe Fuego, siç duket, ende nuk i kanë lënë pas diskutimet e tensionuara, teksa edhe gjatë ditës së sotme kanë shkëmbyer ofendime ndaj njëri-tjetrit.

Në një video të publikuar, është kapur një debat i shkurtër mes dy reperëve, ku Nichi e pyet Fuegon nëse mendon se është i kulturuar, ndërsa përgjigjen ndaj kësaj pyetjeje vendos ta japë edhe vetë.

“0, ti minus 0, ti king ma njeri zhgl se ti këtu edhe se qekjo, nuk ka. Kategori e ulët e dobët”, i tha Nichi, Fuegos.

Megjithatë, Fuego nuk qëndroi indiferent ndaj këtyre ofendimeve dhe vendosi t'ia kthente me të njëjtën monedhë.

“Ti nuk je kërkushi me i kallxu kulturë dikujt”, u shpreh Fuego.

Por reperi nuk u ndal me kaq, pasi gjatë debatit i përmendi Nichit edhe incidentin e bujshëm në banjo, i cili trazoi dje shtëpinë.

“Ti je pervers, ti je pervers”, vazhdoi Fuego kundrejt Nichit.

Kështu, përplasjet mes dy banorëve duket se po vazhdojnë, ndërsa tensionet mes tyre mbeten të larta. /Telegrafi/

View this post on Instagram A post shared by Big Brother VIP Kosova (@bigbrothervipkosova)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *