Theret me thikë një person në Pejë, i dyshuari dërgohet në mbajtje
Një person kishte therur me thikë një person tjetër.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të dielën rreth orës 15:40, në Pejë.
Tutje thuhet se viktima është dërguar në tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe nga i njëjti është konfiskuar një thikë.
“Pejë 18.10.2026-15:40. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar kishte therur me thikë viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar në tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe nga i njëjti është konfiskuar një thikë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/
