TË FUNDIT

Themelohet Komitetit Kombëtar për Mbrojtjen e Gazetarëve, kërkohet siguri dhe liri në ushtrimin e profesionit

Mbrojtja e gazetarëve dhe garantimi i sigurisë së tyre gjatë ushtrimit të profesionit ishin në fokus të fjalimeve të përfaqësuesve të institucioneve në kuadër të themelimit të Komitetit Kombëtar për Mbrojtjen dhe Sigurinë e Gazetarëve, përcjell TV21. Shefja e Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Iskra Haxhi Vasileva, theksoi rëndësinë e mbrojtjes institucionale dhe zbatimit të ligjit, duke nënvizuar se ndryshimet në Kodin Penal kanë forcuar pozitën juridike të gazetarëve.

“Me ndryshimet në Kodin Penal, sulmet ndaj gazetarëve dhe punonjësve të mediave në lidhje me detyrat e tyre të punës janë barazuar praktikisht me sulmet ndaj zyrtarëve publikë”, deklaroi Haxhi Vasileva.

Ndërkaq, ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, tha se gazetarët duhet të kenë mundësi ta ushtrojnë profesionin e tyre lirshëm dhe pa frikë, ndërsa institucionet duhet të garantojnë sigurinë e tyre.

“Në një shoqëri demokratike, një gazetar nuk duhet të ketë nevojë të jetë i guximshëm për të bërë pyetje. Ai duhet të jetë i lirë dhe i sigurt për ta bërë këtë”, deklaroi Toshkovski.

Themelimi i Komitetit Kombëtar synon forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, parandalimin e sulmeve dhe krijimin e një mjedisi më të sigurt për gazetarët dhe punonjësit e mediave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *