POLITIKATË FUNDIT

“Thaçi president?”, deputeti i LVV-së reagon ashpër ndaj propozimit të Haradinajt – ka një mesazh të fortë

Propozimi i Ramush Haradinajt që ish-presidenti Hashim Thaçi të rikthehet në krye të shtetit ka nxitur reagime të forta në skenën politike.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Baloku, e ka cilësuar këtë ide si “injorancë totale” ose “mashtrim publik”, duke pretenduar se një rikthim i Thaçit në postin e presidentit nuk mund të realizohet.

Baloku në reagimin e tij në Facebook, e ka kritikuar ashpër opozitën për, siç ka thënë, deklarata të papërgjegjshme dhe përpjekje për ta “hutojë” opinionin public, përcjell “Bota sot”.

Reagimi i plotë

Të thuash se Thaçi do të kthehet si President i Kosovës, apo ta propozosh atë për këtë post, është, në rastin më të mirë, injorancë totale; nëse nuk është mashtrim publik përmes deklaratave të papërgjegjshme.

Çdo njeri sadopak i informuar e di se një gjë e tillë nuk është e saktë dhe nuk mund të realizohet.

Prandaj, këto lojëra me fjalë nuk janë asgjë më shumë se deklarata publike të papërgjegjshme, me të cilat tentohet të hutohet një pjesë e vogël e shoqërisë, ndërkohë që shumica dërrmuese e qytetarëve e di tashmë se kjo është e pamundur.

Sa më e humbur të jetë opozita në rolin e saj opozitar, aq më shumë barrë i shton vendit. Opozita është aty për të kritikuar dhe për të propozuar alternativa, e jo për ta mashtruar publikisht opinionin.

Deklaratat e fundit rreth kësaj teme janë vetem një mashtrim i hapur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *