Tentativa spektakolare shkon keq, akrobati rus rrokullis pickup-in me helikopterin mbi të
Një tentativë e pazakontë dhe e rrezikshme e akrobatit rus Evgeny Chebotarev për të transportuar një helikopter të tipit Mi-2 mbi një kamionçinë përfundoi në një aksident spektakolar.
Në një video që është bërë virale në rrjetet sociale, Chebotarev shihet duke tentuar të lëvizë me pickup-in, mbi të cilin ishte vendosur helikopteri.
Por, gjatë lëvizjes, automjeti humbet ekuilibrin dhe përmbyset, duke bërë që tentativa të përfundojë në mënyrë të papritur, transmeton Telegrafi.
Momentet e incidentit janë regjistruar nga një kamerë në kroskotin e një automjeti që ndodhej pas pickup-it. Pamjet tregojnë qartë momentin kur kamionçina humbet stabilitetin dhe rrokulliset, ndërsa helikopteri mbetet i lidhur me automjetin.
Videoja është shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale, ku ka tërhequr vëmendje për natyrën e pazakontë të tentativës dhe mënyrën dramatike se si gjithçka doli jashtë kontrollit.
Chebotarev është i njohur për realizimin e akrobacive dhe sfidave të pazakonta me automjete, ndërsa kjo tentativë ishte një tjetër përpjekje spektakolare që këtë herë përfundoi me përmbysjen e pickup-it. /Telegrafi/
