Tensione në Tiranë, sulmohet Komisariati nr. 2, policët qëllohen me mjete të forta
Situata është tensionuar mbrëmjen e sotme në Tiranë, ku protestuesit kanë sulmuar ambientet e Komisariatit nr. 2 të Policisë, duke i vënë flakën edhe oborrit të institucionit.
Gjatë incidenteve, protestuesit kanë hedhur molotovë në drejtim të forcave të policisë, ndërsa efektivët po qëllohen edhe me mjete të forta.
Ngjarja ka përshkallëzuar situatën në zonë, ku përballja mes protestuesve dhe forcave të rendit vijon në kushte të tensionuara.
Sulmi ndaj komisariatit vjen në kuadër të protestës së zhvilluar në kryeqytet, gjatë së cilës janë raportuar incidente edhe pranë institucioneve të tjera shtetërore.
Deri më tani nuk ka informacion të konfirmuar për numrin e personave të lënduar apo për dëmet e shkaktuara. Priten të dhëna të tjera për zhvillimin e situatës. /Telegrafi/
