TË FUNDIT

Tensione në shtëpinë e Big Brother, Bejta dhe Akili përfshihen në një debat të ashpër

Një tjetër përplasje ka trazuar qetësinë në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 5, ku kësaj radhe në qendër të debatit kanë qenë Bejta dhe Akili.

Dy banorët janë përfshirë në një diskutim të tensionuar, i cili nuk ka kaluar pa shkëmbime fjalësh të ashpra mes tyre.

Gjatë përplasjes, të dy kanë shprehur pakënaqësitë ndaj njëri-tjetrit, duke bërë që situata të marrë tone më të forta.

Debati ka tërhequr vëmendjen edhe të banorëve të tjerë, të cilët kanë qenë dëshmitarë të përballjes mes dy konkurrentëve.

Kjo nuk është hera e vetme që raportet mes banorëve kanë sjellë tensione në shtëpinë e BBVK-së, ku përplasjet dhe mosmarrëveshjet janë bërë pjesë e përditshmërisë së tyre.

Mbetet të shihet nëse kjo përballje do të ndikojë më tej në raportin mes Bejtës dhe Akilit dhe në dinamikat e tyre gjatë ditëve në vazhdim.

Akili ndërkaq është një nga personazhet që ka nisur 'luftë' thuajse me të gjithë personazhet. /Telegrafi/

– YouTube www.youtube.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *