TË FUNDIT

Temperatura nën zero dhe reshje të dendura shiu: Prej nesër ndryshim i madh i motit!

Mëngjese më të ftohta, me temperatura nën zero gradë Celsius, na presin nesër dhe të mërkurën, paralajmëron Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM).

Gjatë ditës së nesërme, moti do të jetë kryesisht me diell, ndërsa nga fundi i ditës së mërkurë pritet ndryshim i kushteve atmosferike, me shtim të vranësirave dhe reshje të kohëpaskohshme shiu.

Sipas parashikimeve të DPHM-së, reshje më të dendura priten të enjten, veçanërisht në pjesët perëndimore të vendit, ku parashikohen mbi 30 litra shi për metër katror.

Një valë e re të ftohti pritet gjatë fundjavës, kur, si pasojë e uljes së temperaturave, reshjet do të jenë në formë shiu dhe bore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *