TË FUNDIT

“Të ndryshon komplet fytyra kur flet për të”, Bes Kallaku flet për lidhjen e re: Tani jam më i lumtur se kurrë

Aktori dhe humoristi i njohur shqiptar, Bes Kallaku, ka folur për jetën e tij sentimentale dhe lidhjen e re, duke treguar se po përjeton një periudhë shumë të lumtur.

I ftuar në emisionin “Live me Luizin”, Kallaku u shpreh i kënaqur me kapitullin e ri të jetës së tij, ndërsa theksoi se tashmë di ta vlerësojë më shumë atë që ka dhe ndihet falënderues për gjithçka.

“Tani jam më i lumtur se kurrë. Bibla thotë se lumturia më e madhe është kur njeriu kënaqet me aq sa ka. Ja di vlerën gjithçkaje që kam dhe jam falënderues. Dashuria është qetësia e zemrës, paqja e shpirtit dhe gjumi i ëmbël”, u shpreh ai.

Pas këtyre fjalëve ndërhyri edhe moderatori Luiz Ejlli, i cili vuri në dukje ndryshimin që vërehet te aktori sa herë që flet për partneren e tij.

“Më bëhet zemra mal që ajo ka arritur të bëjë kaq të lumtur. Të ndryshon komplet fytyra kur flet për të. E ke private, mbaje, prandaj po flas unë për ty”, tha Luizi me humor.

Kallaku nuk ka dhënë shumë detaje rreth identitetit të partneres së tij, duke zgjedhur që këtë pjesë të jetës ta mbajë larg vëmendjes publike. Megjithatë, nga fjalët e tij në emision, ai duket se po e shijon këtë periudhë të re, duke e cilësuar dashurinë si një nga burimet kryesore të qetësisë dhe lumturisë së tij. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *