“Të dielave, luajmë”, Rama publikon video të gjeneruar me AI, ku shfaqet duke dribluar Kurtin, Mihalin dhe Muratin
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar në rrjetin social TikTok një video të gjeneruar me inteligjencë artificiale, në të cilën shfaqet duke luajtur futboll dhe duke dribluar disa prej figurave të Lëvizjes Vetëvendosje.
Në videon e publikuar, Rama paraqitet duke kaluar me top përballë kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, koordinatoren e komiteteve të Vetëvendosjes, Dejona Mihali, si dhe ministrin e Financave, Hekuran Murati.
Videoja është realizuar me teknologjinë e inteligjencës artificiale dhe paraqet një skenë humoristike, në të cilën kryetari i Prishtinës shfaqet duke iu shmangur figurave të përmendura me driblime futbollistike.
“Të dielave, luajmë”, ka shkruar Rama në përshkrimin e videos, duke e shoqëruar postimin me një emoji të futbollit.
