POLITIKATË FUNDIT

Takimi i parë, Shiroka-Pula dhe Kurti japin sinjalin për bashkëpunim – Presidenca jep detaje nga diskutimi

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka folur pas takimit me presidenten e sapozgjedhur Justina Shiroka-Pula, duke e vlerësuar takimin si një hap të rëndësishëm drejt bashkëpunimit dhe koordinimit institucional.

Kurti bëri të ditur se gjatë takimit ka gjetur te presidentja e re gatishmëri dhe vullnet për bashkëpunim në çështjet me rëndësi për shtetin dhe qytetarët. Ai tha se të dyja palët janë të zotuara për punë të përbashkët dhe për avancimin e interesit publik.

Kurti: Kosova nuk ka kohë për të humbur më shumë pas zgjedhjes së presidentes

“Mikpritje e përzemërt dhe zotim i përbashkët për punë të mëdha, të përditshme për interesin shtetëror dhe publik dhe për të mirën e të gjithë qytetarëve pa dallim. Unë e falënderova shumë zonjën presidente, e cila na ka nderuar me pranimin e saj për kandidaturën të martën. Tash na presin shumë dhe angazhime, të cilat natyrisht me vullnet të mirë dhe të gjithë dijen dhe mundësinë që kemi do t’i shpiem përpara sa më shpejt që mundemi. Republika e Kosovës, pas më shumë se një vit e gjysmë, ka institucione funksionale dhe nuk kemi kohë për të humbur. Duhet të bëhemi bashkë për shumë sfida që i kemi përpara. Unë hasa jo vetëm në mirëkuptimin, por edhe gatishmërinë, interesin dhe vullnetin e presidentes së re që të bashkërendohemi maksimalisht për të gjitha gjërat në çdo aspekt”, tha Kurti.

Krahas kësaj çështje, Kurti nuk pranoi të përgjigjet për media në çështje të tjera aktuale politike.

Kujtojmë, Justina Shiroka-Pula u zgjodh presidente me mandat pesëvjeçar nga Kuvendi i Kosovës me 81 vota në raundin e parë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *