TË FUNDIT

Sveçla: Me paratë e ngrohjes së shkollave u pagua shiriti i famshëm paralajmërues

Gëzim Sveçla ka akuzuar kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama, se ka shpenzuar rreth 2.2 milionë euro nga fondet e dedikuara për efiçiencën e energjisë në projekte të tjera. Përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, Sveçla ka pretenduar se ky veprim ka ndikuar që disa shkolla në kryeqytet të mos kenë ngrohje adekuate.

Ai ka përmendur edhe kontratën për ndriçimin publik, për të cilën pretendon se janë shpenzuar mbi 700 mijë euro, duke veçuar shiritin paralajmërues, për të cilin thotë se Komuna ka paguar 19 euro për metër, ndonëse kushton 0.03 euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *