POLITIKATË FUNDIT

Sveçla kërkon përgjegjësi për projektin e Rrugës A: Hetimet duhet të shkojnë te burimi i problemit

Anëtari i lëvizjes Vetëvendosje, Gëzim Sveçla ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit rreth projektit të Rrugës A në Prishtinë, duke kërkuar që përgjegjësia të mos kërkohet vetëm te pasojat, por edhe te vendimmarrjet që kanë çuar, sipas tij, në keqmenaxhim dhe dëme financiare.

Në një postim publik, Sveçla ka kritikuar mënyrën e menaxhimit të projektit nga Komuna e Prishtinës dhe ka deklaruar se institucionet e drejtësisë duhet të hetojnë edhe zyrtarët përgjegjës për vendimet e marra.

Ai ka përmendur raportin e Zyrës Kombëtare të Auditimit për Rrugën A, duke theksuar se aty janë evidentuar parregullësi në zbatimin e projektit, përfshirë pagesa për materiale të kontraktuara që, sipas gjetjeve të auditimit, nuk janë konstatuar në vendpunishte.

Sveçla ka thënë se situata nuk lidhet vetëm me raportet institucionale, por edhe me qytetarët e prekur, duke përmendur familjet që kanë mbetur pa shtëpi.

“Hetimet nuk duhet të ndalen te pasojat. Ato duhet të shkojnë te burimi i tyre”, ka deklaruar Sveçla, duke kërkuar që të trajtohen të gjitha përgjegjësitë që lidhen me këtë çështje.

Ai ka ngritur edhe pyetjen se deri kur do të vazhdojë, siç e ka cilësuar ai, “amnistia” ndaj kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *