Suspendohen 6 policë për brutalitet dhe përdorim të forcës ndaj dy të rinjve në Saraj
Kontrolli i Brendshëm i MPB-së së Maqedonisë së Veriut ka konfirmuar shkelje të rënda të autorizimeve policore dhe përdorim të forcës së tepruar fizike ndaj dy të rinjve në Saraj të Shkupit, një incident që ndodhi më 7 tetor 2026, përcjell INA.
Bazuar në xhirimet e siguruara me video dhe dëshmitë e dëshmitarëve pamorë, Ministria e Punëve të Brendshme tashmë ka iniciuar procedurë për suspendim dhe largim nga vendi i punës për 6 zyrtarë policorë, ndërsa rasti paralelisht po merr edhe epilog penal-juridik përmes prokurorive kompetente.
“Për rastin me përdorimin e tepruar të forcës nga ana e zyrtarëve policorë, ndaj gjashtë personave do të inicohet procedurë për shkelje të rendit dhe disiplinës në punë si dhe masa e largimit nga vendi i punës – suspendim.
Departamenti i Kontrollit të Brendshëm, Hetimeve Kriminalistike dhe Standardeve Profesionale pranë MPB-së po ndërmerr masa dhe veprime për ngjarjen e ndodhur më 07.10.2026 për përdorim të tepruar të forcës fizike dhe shkaktim të lëndimeve trupore ndaj personave nga ana e zyrtarëve policorë gjatë ndërmarrjes së autorizimeve policore.
Nga kontrollet e kryera, xhirimet e siguruara nga ngjarja dhe deklaratat e marra nga personat dëshmitarë të ngjarjes, janë konfirmuar një varg parregullsisht gjatë veprimit të zyrtarëve policorë, për çka nga ana e Departamentit të Kontrollit të Brendshëm, Hetimeve Kriminalistike dhe Standardeve Profesionale pranë MPB-së ndaj gjashtë zyrtarëve policorë do të inicohet procedurë për shkelje të rendit dhe disiplinës në punë dhe do të shqiptohen masa për largim nga vendi i punës – suspendim.
Lidhur me denoncimet për ngjarjet penale-juridike të dorëzuara në Departamentin e Kontrollit të Brendshëm, Hetimeve Kriminalistike dhe Standardeve Profesionale dhe Sektorin e Punëve të Brendshme Shkup, nga ana e prokurorive kompetente po lëshohen urdhëresa për ekspertizë sipas të cilave po veprohet.Pas dokumentimit të të gjithë materialit dëshmues, do të dorëzohen parashtresat përkatëse.”(INA)
