Sulmoi fizikisht dy zyrtarë policorë në Gjilan, i dyshuari dërgohet në mbajtje
Një person është arrestuar pasi i njëjti për motive të panjohur ka ofenduar zyrtarët policorë derisa ishin në kryerje të detyrës zyrtare.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 22:10 në sheshin e qytetit, në Gjilan.
Po ashtu bëhet e ditur se gjatë arrestimit i dyshuari ka rezistuar dhe dy zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi i njëjti për motive të panjohura ka ofenduar zyrtarët policorë derisa ishin në kryerje të detyrës zyrtare. Gjatë arrestimit i dyshuari ka rezistuar dhe dy zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në mbajtje. /Telegrafi/
