TË FUNDIT

Statistikë që Spalletti s’po e sheh: Zhegrova lojtari i dytë me më së shumti shanse të krijuara edhe pse ka luajtur veç 141 minuta

Sulmuesi Edon Zhegrova ka krijuar plot nëntë shanse këtë sezon, i dyti me më së shumti pas Douglas Luizit, pavarësisht që ende s’e ka zhvilluar asnjë ndeshje titullarë.

Zhegrova po vazhdon të anashkalohet nga trajneri Luciano Spalletti, ku tekniku italian nuk po e shfrytëzon si titullar edhe në këtë periudhë që dy lojtarët e tij në krahë janë të lënduar.

Kjo padyshim ka shkaktuar befasi tek të gjithë analistët, duke qenë se sa herë që ylli i Kosovës po inkuadrohet, Juventusi po bëhet më i rrezikshëm.

Këtë faktikisht e thonë edhe statistikat. Zhegrova ka krijuar nëntë shanse këtë sezon, edhe pse ka luajtur veç 141 minuta dhe në asnjë ndeshje nuk ka qenë startues.

Ai është i dyti, vetëm pas Douglas Luiz, i cili ka më së shumti shanse të krijuara këtë sezon (11).

🚨 Edon Zhegrova has created 9 chances this season, with 0 starts and just 141 minutes played. 🤯🇽🇰He ranks second behind Douglas Luiz, who has created the most chances (11). https://t.co/JwE88mgyrM — Forza Juve | 𝑒𝑛. (@theFJEN) October 27, 2026

Ndërkohë, mbetet për t’u parë nëse Zhegrova do të inkuadrohet këtë të mërkurë, kur Juventusi të jetë mysafir i Genoas nga ora 20:45./ Telegrafi /

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *