TË FUNDIT

Spanca prezanton raportin e auditimit për vitin 2025: Borxhi shtetëror kalon 1.8 miliardë euro

Auditorja e Përgjithshme e Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA), Vlora Spanca, ka prezantuar Raportin Vjetor të Auditimit të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2025, duke vënë në pah përmirësimet në cilësinë e raportimit financiar, por edhe një sërë mangësish në klasifikimin e shpenzimeve, menaxhimin e pasurive dhe detyrimeve financiare të institucioneve publike.

Gjatë prezantimit të raportit, Spanca bëri të ditur se ZKA-ja ka dhënë opinion të kualifikuar për raportin financiar të Qeverisë, ndërsa ka evidentuar pesë çështje kryesore që kanë ndikuar në këtë opinion. Sipas saj, raportimi financiar ka shënuar përmirësime ndër vite dhe është në përputhje me standardet dhe kornizën ligjore përkatëse, megjithatë mbeten fusha që kërkojnë ndërhyrje dhe forcim të kontrolleve të brendshme.

“Në lidhje me auditimin e raportit të Qeverisë për buxhetin e shtetit për vitin 2025, Zyra Kombëtare e Auditimit ka vlerësuar se cilësia e raportimit financiar ka shënuar përmirësime vit pas viti dhe është në përputhje me standardet dhe kornizën ligjore për raportim. Në bazë të rezultateve të auditimit, Zyra Kombëtare e Auditimit ka dhënë opinion të kualifikuar, që nënkupton se, përkundër çështjeve të evidentuara në bazën për opinionin e kualifikuar, raporti financiar paraqet pamje të vërtetë, në të gjitha aspektet materiale, në përputhje me kornizën përkatëse të raportimit financiar”, deklaroi Spanca.

Një ndër çështjet kryesore të evidentuara në raport është klasifikimi joadekuat i shpenzimeve, si rezultat i të cilit janë evidentuar probleme në raportimin e transaksioneve dhe në pasqyrimin e saktë të gjendjes financiare të institucioneve publike.

Sipas Spancës, një pjesë e këtyre mangësive lidhet me pagesat e realizuara në bazë të vendimeve gjyqësore, përfshirë detyrimet që burojnë nga kontratat kolektive në nivel komunal.

“Çështjet kryesore që kanë ndikuar në opinionin e auditimit lidhen me klasifikimin joadekuat të shpenzimeve, në vlerë prej 77.4 milionë eurosh. Kjo ka ndodhur si rezultat i pagesave të bëra me vendime gjyqësore, në vlerë prej 58 milionë eurosh, nga kategori joadekuate buxhetore, kryesisht për qëllime të përmbushjes së detyrimeve nga kontratat kolektive në nivel të komunave. Përkundër faktit se Ministria e Financave ka mundësuar planifikimin e mjeteve në kategorinë rezervë për të shmangur klasifikimin joadekuat, kjo nuk është respektuar nga komunat” , tha ajo.

Spanca theksoi se, përveç kësaj, janë evidentuar edhe raste të tjera të keqklasifikimit, të lidhura me planifikimin jo të duhur të buxhetit dhe veprimet e vetë organizatave buxhetore.

“Keqklasifikimi tjetër ka ndodhur si pasojë e buxhetimit joadekuat, në vlerë prej 4.5 milionë eurosh, si dhe keqklasifikimi i ndikuar nga vetë organizatat buxhetore, në vlerë prej 40.4 milionë eurosh. Çështjet e tjera që kanë ndikuar në kualifikimin e opinionit janë mbivlerësimi i pasurive në vlerë prej 33.5 milionë eurosh, nënvlerësimi i llogarive të arkëtueshme në vlerë prej 4.4 milionë eurosh, mbivlerësimi i detyrimeve të papaguara në vlerë prej 2.8 milionë eurosh dhe mbivlerësimi i detyrimeve kontingjente në vlerë prej afro 30 milionë eurosh”, deklaroi Spanca.

Ajo vlerësoi se këto mangësi dëshmojnë nevojën për përmirësimin e kontrolleve të brendshme në organizatat buxhetore, me qëllim të rritjes së saktësisë dhe besueshmërisë së raportimit financiar.

“Këto mangësi evidentojnë nevojën për përmirësimin e kontrolleve të brendshme në organizatat buxhetore, për të siguruar cilësi më të lartë të raportimit financiar dhe saktësi të evidencave kontabël. Klasifikimi joadekuat i shpenzimeve dhe mangësitë në regjistrin e pasurive, llogarive të arkëtueshme dhe detyrimeve ndikojnë në saktësinë dhe besueshmërinë e raportimit financiar ”, theksoi ajo.

Duke folur për treguesit kryesorë fiskalë, auditorja e përgjithshme bëri të ditur se deficiti buxhetor gjatë vitit 2025 ishte brenda kufijve të përcaktuar me ligj.

Sipas raportit të prezantuar, deficiti i përgjithshëm i planifikuar ishte 224 milionë euro, apo 2 për qind e Bruto Produktit Vendor (BPV), ndërsa pas realizimit përfundimtar të buxhetit ai rezultoi dukshëm më i ulët.

“Sa i përket deficitit buxhetor, gjatë vitit 2025 ai ishte brenda limiteve të përcaktuara ligjore. Deficiti i përgjithshëm i planifikuar ishte 224 milionë euro, ose 2 për qind e BPV-së, ndërsa sipas realizimit final të buxhetit, deficiti ishte rreth 7.8 milionë euro, ose 0.07 për qind e BPV-s ë”, deklaroi Spanca.

Ajo bëri të ditur se borxhi i përgjithshëm shtetëror në fund të vitit 2025 kishte arritur në mbi 1.8 miliardë euro, duke shënuar rritje krahasuar me vitin paraprak.

“Borxhi i përgjithshëm shtetëror në fund të vitit 2025 arriti vlerën prej mbi 1.8 miliardë eurosh, që krahasuar me vitin paraprak shënon një rritje prej 80 milionë eurosh, apo 4.6 për qind. Borxhi i jashtëm është 856 milionë euro, kurse ai i brendshëm është 961 milionë euro”, tha auditorja e përgjithshme.

Sipas saj, në raport me BPV-në, borxhi shtetëror vazhdon të jetë në nivel relativisht të ulët.

“Në raport me BPV-në, borxhi shtetëror vazhdon të jetë mjaft i ulët dhe sillet rreth 10.6 për qind, krahasuar me kufirin prej 40 për qind të përcaktuar sipas Ligjit për Borxhin Shtetëror”, thuhet në të dhënat e raportit.

Një tjetër çështje e ngritur nga Spanca është niveli i ulët i shfrytëzimit të fondeve nga kreditë e jashtme, të cilat janë në dispozicion për financimin e projekteve të ndryshme publike.

Sipas saj, organizatat buxhetore kanë tërhequr 147 milionë euro nga kreditë ndërkombëtare gjatë vitit 2025, ndërsa vonesat në realizimin e projekteve dhe shfrytëzimin e mjeteve vazhdojnë të paraqesin sfidë për institucionet.

“Të nderuar deputetë, është evidente se edhe në vitin 2025 niveli i tërheqjes së fondeve nga kreditë e jashtme është i ulët. Organizatat buxhetore, për projekte të cilat financohen nga borxhi ndërkombëtar, kanë tërhequr fonde nga kreditë në vlerë prej 147 milionë eurosh. Tërheqjet më të larta janë realizuar nga kreditorë si FMN-ja, ANZH-ja dhe Banka Botërore” , deklaroi Spanca.

Ajo theksoi se vonesat në shfrytëzimin e fondeve kanë ardhur si pasojë e disa faktorëve, përfshirë planifikimin jo të mirë, problemet në proceset e prokurimit dhe kapacitetet e kufizuara institucionale.

“Vonesat në tërheqjen e fondeve në dispozicion kanë ardhur kryesisht si pasojë e planifikimit jo të mirë, vonesave në procesin e prokurimit, ndryshimeve të çmimeve në treg dhe kapaciteteve të kufizuara institucionale për shfrytëzimin me kohë dhe në mënyrë efektive të fondeve të huamarrjes” , u shpreh ajo.

Raporti i ZKA-së evidenton gjithashtu rritje të të hyrave dhe shpenzimeve buxhetore gjatë vitit 2025, krahasuar me vitin paraprak.

Sipas të dhënave të prezantuara nga Spanca, të hyrat janë rritur për 278 milionë euro, ndërsa shpenzimet për 291 milionë euro. Ndërkaq, realizimi i buxhetit final ishte 91 për qind.

“Realizimi i të hyrave, krahasuar me vitin 2024, është rritur për 278 milionë euro, apo rreth 9 për qind më shumë. Po ashtu, edhe shpenzimet e vitit 2025 janë më të larta për 9 për qind, apo 291 milionë euro. Buxheti final është shpenzuar në masën 91 për qind” , bëri të ditur auditorja e përgjithshme.

Në kuadër të auditimit të Raportit Vjetor Financiar të Qeverisë, Zyra Kombëtare e Auditimit ka dhënë gjithsej 73 rekomandime për Qeverinë dhe Ministrinë e Financave, me qëllim të adresimit të mangësive të evidentuara dhe përmirësimit të menaxhimit të parasë publike.

Spanca bëri të ditur se, përveç auditimit të raportit vjetor financiar të Qeverisë, ZKA-ja ka realizuar edhe një numër të madh auditimesh individuale gjatë sezonit auditues 2025-2026.

“Në këtë raport, sa i përket auditimit të Raportit Vjetor Financiar të Qeverisë, janë dhënë 70 rekomandime për Qeverinë dhe Ministrinë e Financave. Në vijim do t’i shpalos edhe rezultatet nga auditimet individuale. Zyra Kombëtare e Auditimit, për sezonin auditues 2025-2026, ka realizuar 131 auditime në institucione publike, projekte me rëndësi dhe fusha me interes për qytetarët ”, tha Spanca.

Sipas saj, nga gjithsej 131 auditime të realizuara, 99 ishin auditime financiare dhe të pajtueshmërisë për organizatat buxhetore dhe ndërmarrjet publike, 15 auditime të performancës, 11 auditime të veçanta të pajtueshmërisë dhe gjashtë auditime të projekteve të financuara nga Banka Botërore.

Pavarësisht përmirësimeve që janë vërejtur ndër vite, rezultatet e auditimeve tregojnë se një numër institucionesh publike vazhdojnë të kenë probleme me zbatimin e legjislacionit, raportimin financiar dhe përmbushjen e objektivave institucionale.

Spanca theksoi se nevojitet forcimi i kontrolleve të brendshme dhe respektimi më i madh i rregullave që kanë të bëjnë me shpenzimin dhe administrimin e fondeve publike.

“Përkundër faktit se nga viti në vit vërehen përmirësime, rezultatet e auditimeve tregojnë se ende ekzistojnë mangësi, qoftë në aspektin e pajtueshmërisë me kornizën ligjore, ashtu edhe në aspektet e tjera të përmbushjes së objektivave në drejtim të përmirësimit të jetës së qytetarëve. Një numër i institucioneve publike duhet t’i rrisin masat për përmirësimin e kontrolleve të brendshme, sa i përket përmbushjes së standardeve dhe rregullave të raportimit financiar”, deklaroi ajo.

Ajo shtoi se në disa institucione vazhdojnë të evidentohen aktivitete dhe transaksione që nuk janë në përputhje me legjislacionin në fuqi, përfshirë klasifikimin e pasaktë të shpenzimeve, mangësitë në evidentimin dhe administrimin e pasurive, si dhe problemet në menaxhimin e detyrimeve dhe llogarive të arkëtueshme.

“Edhe më tutje vazhdojnë të kryhen aktivitete dhe transaksione jo në përputhje me legjislacionin në fuqi, klasifikimi i pasaktë i shpenzimeve, mangësitë në evidentimin dhe administrimin e pasurive, menaxhimin e detyrimeve të papaguara dhe rritjen e llogarive të arkëtueshme”, theksoi Spanca.

Një nga çështjet që auditorja e përgjithshme e cilësoi shqetësuese është lidhja e kontratave për projekte kapitale pa siguruar paraprakisht fondet e nevojshme ose pa marrë miratimet përkatëse.

Sipas saj, kjo praktikë mund të shkaktojë pasoja në bilancin buxhetor, të krijojë shpenzime shtesë dhe të rrisë rrezikun e keqmenaxhimit të parasë publike.

“Dukuri shqetësuese, e cila në disa raste është në rritje, është lidhja e kontratave për projekte kapitale pa siguruar fondet e nevojshme apo miratimet përkatëse. Praktika të tilla dëmtojnë bilancin buxhetor, krijojnë kosto shtesë të paparashikuara dhe rrisin rrezikun e keqmenaxhimit të fondeve publike ”, shtoi Spanca.

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë ndaj një personi me inicialet J.P. dhe një personi juridik, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik”. “Prokuroria Themelore…

Deputeti i Aleancës Burim Ramadani, ka thënë se Kuvendi i Kosovës nuk mund ta ndryshojë Ligjin për Specialen, të cilin nuk e dekretoi presidentja Justina Shiroka-Pula. “Kuptojeni: Presidentja ka përdorë Veto ndaj ‘Ligjit për…

Drejtuesit e Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor do të takohen në Bruksel më 25 nëntor. Samiti do të theksojë rëndësinë strategjike të marrëdhënieve ndërmjet BE-së dhe Ballkanit Perëndimor. Bashkimin…

Departamenti për Politika të Shërbimeve Sociale dhe Familjare me mbështetjen e Këshillit të Evropës Zyra në Prishtinë, organizoi sot sesione informuese mbi Standardet për shërbime sociale për mbrojtjen e viktimave të dhunës…

Seanca gjyqësore ndaj Miljojko Gjorgjeviqit, i akuzuar për krime lufte në Zveçan, është shtyrë. Kjo pasi mbrojtja nuk ishte pajisur me shkresat e lëndës. Pavarësisht përpjekjeve të Prokurorisë Speciale dhe të…

Deputetët opozitarë në Komisionin për Legjislacion kanë shprehur kundërshtime ndaj Projektligjit për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, duke ngritur shqetësime për përmbajtjen e…

Zyrtarët e Doganës së Kosovës kanë zbuluar 20 copë ngrohëse të padeklaruara gjatë kontrollit të një automjeti me targa të Shqipërisë, në pikën e kalimit kufitar në Vërmicë. “Zyrtarët e…

Kompania koncesionare e autostradës Milot–Morinë, “Albanian Highway Concession” (AHC), ka kërkuar rishikimin e tarifës së kalimit nga 5 në 8 euro, sipas një dokumenti që po qarkullon në rrjete sociale. Rritja e kërkuar do…

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, ka komentuar kthimin e Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, në Kuvendin e Kosovës, pas kërkesës së Partisë Demokratike të Kosovës, iniciatores…

Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka kritikuar rikthimin e ligjit për Dhomat e Specializuara në Kuvend, duke e cilësuar këtë veprim si të dëmshëm për kauzën e luftës për liri, raporton Ekonomia Online. Tahiri ka thënë…

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka thënë se ligji për Dhomat e Specializuara duhet të rishikohet dhe të punohet bashkërisht nga të gjitha subjektet politike, në mënyrë që të përmirësohen…

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka marrë pjesë për herë të parë në trajnimin për zhvillimin e liderëve të rinj ushtarakë, të organizuar në Qendrën “Marko Babić” të Ushtrisë…

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me Lord Wood of Anfield, Nënsekretar Parlamentar i Shtetit për Evropën në Ministrinë e Jashtme britanike, në Shën Stefan, ku kanë diskutuar për marrëdhëniet ndërmjet…

Menaxhimi i mbeturinave, mungesa e ujit dhe energjisë janë ndër sfidat me të cilat përballen qytetet. Për adresimin e tyre kërkohet bashkëpunim ndërmjet disiplinave të ndryshme dhe zhvillimi i zgjidhjeve për qytete të…

Gjykata e Apelit ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore për caktimin e masës së paraburgimit prej një muaji ndaj Gani Gecit, i dyshuar për kanosjen e gazetarit Lirim Mehmetaj. Ndryshe, Gjykata Themelore në Prishtinë, ditë më parë, i…

Daut Haradinaj, u është drejtuar shqiptarëve të Luginës së Preshevës, duke i ftuar që të dielën të marrin pjesë në zgjedhje dhe të shfrytëzojnë të drejtën e votës. Përmes një statusi në…

Dogana e Kosovës po merr pjesë në Takimin e 33-të të Grupit Punues SAFE të Organizatës Botërore të Doganave (OBD), që mbahet në Bruksel nga 21 deri më 23 tetor 2026, duke bashkuar administratat doganore dhe partnerët…

Njëra mbeti pa kryetar. Tjetra po përballet me kërkesa për largimin e tij. Në Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), dorëheqja e Bedri Hamzës ka hapur rrugën për zgjedhjen e një udhëheqësi të ri. Në Lidhjen…

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka marrë një letër urimi nga Presidenti i Austrisë, Alexander Van der Bellen, me rastin e marrjes së detyrës. Sipas njoftimit të Zyrës së Presidentes së Kosovës,…

Kryetarja e Gjykatës Supreme të Holandës, Dineke de Groot, ka deklaruar se vendimi i Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës duhet të trajtohet përmes mekanizmave që ofron sistemi…

Mbi 4.6 milionë udhëtarë kaluan vitin e kaluar përmes Aeroportit të Prishtinës “Adem Jashari”, ku operojnë dhjetëra kompani ajrore. Tregu i Kosovës vazhdon të zgjerohet, por mbetet e paqartë nëse ka hapësirë edhe…

Me ftesë të homologut të saj hungarez, Presidentit András Baka, Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka udhëtuar për në Budapest, ku do të marrë pjesë në ceremoninë shtetërore me rastin e…

Në prag të zgjedhjeve parlamentare në Serbi, të cilat mbahen të dielën, ka hyrë në fuqi heshtja zgjedhore. Shqiptarët e Luginës së Preshevës, që kësaj here garojnë me një listë të përbashkët,…

Në Gjykatën Themelore në Prizren sot do të vazhdojë seanca gjyqësore lidhur me rastin e vdekjes tragjike të të riut Auron Thaqi. Seanca është paraparë të nisë nga ora 10:00. Kujtojmë se Prokuroria Themelore në Prizren…

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit do të shqyrtojë sot Projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së…

Ministri i Financave, Hekuran Murati, dhe Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, do të raportojnë sot para Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike të Kuvendit të Kosovës, lidhur me auditimin e Buxhetit të Republikës së Kosovës…

Rekrutët e rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) do të japin sot betimin solemn në një ceremoni që do të organizohet në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë. Ceremonia është paraparë…

Oda e Mjekëve të Kosovës po mban Kongresin e VIII të Mjekësisë, me temën bosht “Promovimi dhe edukimi shëndetësor – Në 40-vjetorin e Kartës së Otavës: Së bashku për shëndet dhe…

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me ministrin e Shtetit të Irlandës për Çështjet Evropiane dhe Mbrojtjen, Thomas Byrne, në margjinat e Samitit të Liderëve të Procesit të Berlinit, që po mbahet në Mal…

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Shqipe Selimi, mori pjesë në hapjen e ekspozitës “Një mur na ndan”, ku për herë të parë u prezantuan letrat e dashurisë mes Fehmi dhe Xhevë Krasniqi Lladrovcit. Përmes një postimi,…

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda, njëri nga hartuesit e Ligjit për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, ka deklaruar se ligji “nuk ka asnjë gabim”. Deklarata vjen vetëm pak orë pasi partia e tij…

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka-Pula, priti sot në takim Kryetarin e Gjykatës Kushtetuese Federale të Gjermanisë, Stephan Harbarth. “Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, priti sot në takim…

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kujtuar historinë e dashurisë së Xhevë dhe Fehmi Lladrovcit, duke vënë në pah letrat e tyre, të cilat dëshmojnë lidhjen e fortë mes tyre dhe përkushtimin ndaj çlirimit…

OVL-UÇK reagoi ndaj kthimit në Kuvend në rishqyrtim të Ligjit për Specialen nga presidentja Justina Shiroka-Pula, pas kërkesës së PDK-së. Kjo organizatë u bëri thirrje të gjitha partive parlamentare që të mos bëjnë…

Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci deklaroi sot se siguria kibernetike është komponent kyç i sigurisë kombëtare dhe se përballimi i kërcënimeve bashkëkohore kërkon kapacitete të avancuara, përgatitje profesionale dhe bashkëpunim…

Familja Geci ka njoftuar se Gani Geci, më 20 tetor 2026, ka pësuar një rënie të theksuar të tensionit të gjakut, gjatë qëndrimit në Burgun e Pejës, duke bërë të ditur se aktualisht po punohet për identifikimin e shkaqeve…

Deputeti i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka reaguar ndaj kthimit në Kuvend për shqyrtim të Ligjit për Dhomat e Specializuara, nga presidentja Justina Shiroka-Pula, pas kërkesës së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK). Përmes një…

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka vendosur ta kthejë në Kuvend për rishqyrtim Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar. Ligji ishte miratuar nga Kuvendi dhe ishte…

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një bisedë me kancelarin e Gjermanisë, Friedrich Merz, në margjinat e Samitit XIII të Procesit të Berlinit, që po mbahet në Budva të Malit të Zi. Përmes një postimi në…

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, reagoi pas kërkesës së grupit parlamentar të PDK-së drejtuar presidentes Justina Shiroka-Pula për rikthimin në Kuvend për rishqyrtim të Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e…

Ministrja e Drejtësisë diskutoi me Georg Schnetzer për Byronë, Vetingun dhe finalizimin e marrëveshjes për bashkëpunim gjyqësor në çështjet penale. Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla,…

Kancelari austriak theksoi rëndësinë e sundimit të ligjit dhe institucioneve të pavarura të drejtësisë pas formimit të Qeverisë së Kosovës. Kancelari i Austrisë, Christian Stocker, ka vlerësuar si të mirë…

Partia Demokratike e Kosovës kërkon rishqyrtimin e ligjit për Dhomat e Specializuara, duke insistuar se synimi është përmirësimi i dispozitave dhe hyrja e tij në fuqi pa vonesa të panevojshme. Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të…

Prokurori Shqipdon Fazliu u takua me përfaqësues të Departamentit Amerikan të Thesarit, me fokus në forcimin e kapaciteteve dhe koordinimin ndërinstitucional. Forcimi i kapaciteteve të sistemit prokurorial për luftimin e krimeve ekonomike dhe financiare…

Vlera e mallrave të dyshuara për kontrabandë kalon 200 mijë euro. Elshani zbulon skemën e dyshuar të transportimit të mallrave nga Serbia përmes Bërnjakut drejt Prishtinës. Dhjetë persona janë arrestuar dhe mbi 20 automjete janë…

Kryeministri Albin Kurti u takua me ministrin francez të deleguar për Evropën, Benjamin Haddad. Kurti po merr pjesë në Samitin e Procesit të Berlinit që mbahet në Budva të Malit të Zi. Në margjina të tij zhvilloi disa…

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka reaguar me akuza të ashpra ndaj kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në lidhje me zhvillimet e fundit politike dhe protestat në…

Rizvanolli: Mbi 200 mijë familje përfituan nga pakoja e BE-së për energjinë

Ndërmarrja Publike Banesore mirëpret vendimin e Gjykatës Supreme

Komandanti i FSK-së në SHBA, takime në Pentagon e me Gardën Kombëtare të Ajovës

Tahiri: Rikthimi i ligjit për Specialen në Kuvend e dëmtoi kauzën

"Lotë krokodili" për pronën e shtetit e të privatit!?

Protestat studentore në Shqipëri meritojnë Çmimin Nobel për Paqe

At Gjergj Fishta dhe Shqipëria e sotme: rreziku që vjen nga brenda

Universiteti, një pasqyrë e hidhur e politikës!

Aksident mes tri veturave në Prishtinë, ka të lënduar

Arrestohet 20 vjeçari në Kaçanik, kishte urdhëresë gjyqësore

24 orët e së shtunës: Dy të vdekur nga aksidentet, 32 të lënduar

I shkon te shtëpia dhe e kanos babain e saj, arrestohet shtetasi maqedonas në Podujevë

“Mbi 100 të pushkatuar…”, si u shtyp kryengritja antikomuniste në Malësi të Madhe, më 25 janar 1945! Fati tragjik i krerëve të lëvizjes

Arrestimi i intelektuales disidente, si u persekutua Musine Kokalari! Pas gjashtë muajsh hetuesie, e nxorën në gjyq! Aktakuza e prokuror Nevzat Haznedari

10 kuriozitete që nuk i dini për Groenlandën

Shkencëtarët identifikojnë ADN-në më të vjetër njerëzore

Më mungoni në çdo hap të jetës. Dashuria, mirësia dhe kujtimi për ju nuk do të shuhen kurrë. U…

U bënë tri dekada – një jetë e tërë prej kur tragjikisht u nda prej nesh vajza e axhës Drita (Riza)…

Sot u bë 1 vit që kur ndërroi jetë më i dashuri ynë, Gani Rraci. Koha po kalon shpejt, por dhimbja, malli dhe…

Për babain tim të dashur 🤍🕊️ Babi, Sot bëhen kaq shumë vite që nga dita kur na le përgjithmonë….

Aktorja e njohur Jenna Ortega ka zbuluar se nuk i shikon filmat e saj dhe as nuk lexon vlerësimet e kritikëve për punën e saj,…

Aktorja Sydney Sweeney ka postuar një foto të re ku shihet duke rruar fytyrën me një reçipeta shumë të vogla….

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *