TË FUNDIT

Sorensen: Kroacia, mbështetëse e fortë e normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi

I dërguari i Posaçëm i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sørensen, ka qëndruar në Zagreb, ku ka marrë pjesë në Konferencën e Ambasadorëve të Kroacisë dhe është takuar me kryeministrin kroat, Andrej Plenković.

Sørensen ka thënë se ka diskutuar me Plenković për zhvillimet në rajon, ndërsa ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e Kroacisë ndaj Dialogut Beograd-Prishtinë dhe angazhimin e saj për avancimin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Është mirë të jesh në Zagreb. Një kënaqësi e vërtetë të flas në Konferencën e Ambasadorëve të Kroacisë dhe të shkëmbej pikëpamje me kryeministrin Andrej Plenković. Mirënjohës për mbështetjen e fortë të Kroacisë për Dialogun dhe përkushtimin e saj për avancimin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar Sørensen në X.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *