TË FUNDIT

Sold out në Cyrih, shiten të gjitha biletat për edicionin e pestë të Shqip Up Comedy Festival

Shqip Up Comedy Festival ka njoftuar se të gjitha biletat për edicionin e pestë të festivalit të humorit janë shitur.

Lajmi u bë i ditur përmes një postimi në rrjetet sociale, ku organizatorët falënderuan publikun në Zürich për interesimin dhe mbështetjen.

Në njoftimin e publikuar në shqip dhe gjermanisht, festivali konfirmon se eventi është tashmë sold out, duke shënuar një interesim të madh për këtë edicion.

Organizatorët u kanë kërkuar gjithashtu ndjekësve të lexojnë njoftimin e plotë, ku do të gjenden informacione të rëndësishme lidhur me zhvillimin e eventit. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *