TË FUNDIT

Shtëpi 300m² për shitje në Royal Green Residence – hapësirë, privatësi dhe investime shtesë #7436

Për ata që kërkojnë një shtëpi familjare në një lagje të qetë, kjo pronë prej 300m² në Royal Green Residence ofron hapësirë të bollshme dhe organizim funksional.

Shtëpia është e tipit C dhe shtrihet në bodrum, përdhes, kat dhe nënkulm . Orientimi nga lindja dhe jugu mundëson ndriçim të mirë natyral gjatë ditës. Në përdhes ndodhen qëndrimi ditor, kuzhina me tryezari, depoja, korridori, banjoja, tualeti, terasa dhe garazhi . Kati i parë përfshin tri dhoma gjumi , ku njëra është master bedroom, si dhe hapësira shtesë funksionale, korridor dhe terasë.

Ndërkaq, nënkulmi ofron edhe një hapësirë të shfrytëzueshme, e cila mund të përshtatet sipas nevojave të pronarit. Një prej elementeve që e veçon këtë pronë janë investimet shtesë në ndërtim dhe projektim arkitektonik . Bodrumi ka hapësirë të dedikuar për SPA , ndërsa janë realizuar edhe përmirësime në punët përfundimtare, përfshirë Knauf, keramikë dhe kamin shtesë.

Prona ofrohet pa mobilim, duke i lënë pronarit të ardhshëm mundësinë që ambientet t’i organizojë sipas stilit personal.

Sistemi i ngrohjes funksionon me energji elektrike, ndërsa shtëpia është e pajisur me fletë poseduese dhe dokumentacioni mund të procedohet përmes noterit.

Royal Green Residence është një lagje e përshtatshme për banim familjar, me ambient të qetë dhe kushte që favorizojnë privatësinë dhe komoditetin.

Shtëpia ofrohet për shitje me çmim prej 470,000 euro .

Për më shumë informata rreth pronës, mund të kontaktoni:

Vigan Limani Email: vigan.limani@pro-rks.com Tel: +383 44 888 444

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *