POLITIKATË FUNDIT

Shqiptari nga Kosova i jep leksion serbit në Sarajevë! Ja pse diskualifikohet

Xhudisti Shpat Zekaj ka treguar zemër të madhe në Sarajevë, duke e mposhtur serbin Aleksandar Stojkon. Një fitore e madhe e për mbamendje, dhe pastaj fitoi medaljen e bronztë.

Xhudisti nga Kosova, Shpati Zekaj ka triumfuar me medaljen e bronztë në Kupën Botërore të xhudos që po mbahet në Sarajevë të Bosnje dhe Hercegovinës.

Zekaj e nisi garën me fitore ndaj Denis Bakanov nga Rusia, të cilin e mposhti me dy Wazaari.

Në çerekfinale, ai u mposht me Yuko nga Boris Georgiev i Bullgarisë.

Në repasazh, xhudisti arriti fitore ndaj garuesit serb, pasi kundërshtari mori tri dënime dhe u diskualifikua.
Në luftën për medaljen e bronztë, Shpati Zekaj u përball me Pierre Ederer nga Gjermania, të cilin e mposhti me Ippon, duke siguruar vendin në podium.

Federata e Xhudos e Kosovës e ka uruar Zekajn për suksesin, duke e cilësuar këtë arritje si një tjetër rezultat të rëndësishëm për xhudon e vendit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *