Shqiptarët në Milano njoftohen se do të kenë ndërprerje të shërbimeve konsullore gjatë festave të fundvitit
Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Milano ka njoftuar bashkatdhetarët se shërbimet e rregullta konsullore do të ndërpriten nga 24 dhjetori 2026 deri më 4 janar 2027, për shkak të festave të fundvitit dhe mbylljes së vitit fiskal.
Sipas njoftimit, shërbimet konsullore do të rifillojnë më 5 janar 2027, por Konsullata do të jetë sërish e mbyllur më 6 dhe 7 janar, për shkak të festave zyrtare.
Puna e rregullt do të vazhdojë më 8 janar 2027, transmeton Telegrafi.
Konsullata u ka bërë thirrje qytetarëve që të planifikojnë dhe të kryejnë me kohë kërkesat dhe procedurat e tyre konsullore, duke marrë parasysh datat e ndërprerjes së shërbimeve.
Në fund të njoftimit, Konsullata e Përgjithshme e Kosovës në Milano ka përcjellë urimet për festat e fundvitit për të gjithë bashkatdhetarët dhe familjet e tyre ./Telegrafi/
