Shqiptarët bashkojnë votën në Serbi, analistët zbulojnë çfarë mund të ndryshojë pas 25 tetorit
Bashkimi i forcave politike shqiptare në atë që njihet si “Koalicioni Shqiptar” në Serbi për zgjedhjet e 25 tetorit paraqitet si një zhvillim i rëndësishëm për përfaqësimin politik të shqiptarëve dhe mbrojtjen e të drejtave të tyre, sipas hulumtuesi të Institutit “Octopus”, Gurakuq Kuçi.
Kuçi shpreh shqetësimin për atë që e përshkruan si zhdukje administrative etnike të shqiptarëve, duke përmendur pasivizimin e adresave, pengesat në punësim dhe vështirësitë në arsimim.
Sipas tij, këto probleme ndikojnë në pozitën shoqërore dhe politike të shqiptarëve në Serbi, teksa shtoi se bashkimi i shqiptarëve e bën një ri-organizim të tyre dhe nuk lejon që të shpërndahet vota, gjë që siç u shpreh ai, tashmë lista e përbashkët e shqiptarëve I kalon limitet e 3 për qindëshit.
Kuçi: Bashkimi i shqiptarëve në Serbi, lajm i jashtëzakonshëm – i kalon limitet e 3%
“Bashkimi i forcave shqiptare në Serbi për të garuar në një listë të përbashkët është një lajm jashtëzakonisht i mirë për shqiptarët sepse Serbia ka një aktivitet të jashtëzakonshëm të zhdukjes administrative etnike të shqiptarëve atje por edhe forma të tjera nga moslënia e punësimit të duhur, pastaj nga mos-shkollimi i duhur dhe shumë forma të tjera të cilat dëshirojnë zhdukjen etnike të shqiptarëve në rajon dhe po ashtu, përveç tjerash kanë marrë angazhime të ndryshme që serbët në rajonin ku banojnë shqiptarët të marrin poste dhe aktivitete shtetërore që në këtë mënyrë t’i eliminojnë”. Bashkimi i tanishëm i shqiptarëve e bën një ri-organizim atyre dhe nuk e lejon që të ri-shpërndahet vota, përveç tjerash përfitojnë edhe nga masat ligjore në Serbi për shkak se tani janë një subjekt politik i cili i kalon limitet e 3 për qindëshit dhe në këtë formë, përveç një deputeti mund të kemi gjasa reale që ndoshta edhe të kërkohet më shumë”, ka shtuar ai.
Tutje, ai tha se në këto zgjedhje në Luginë ka një angazhim të mirëfilltë nga shqiptarët, gjë e cila u shpreh se vërehet edhe në terren ku sipas tij, shqiptarët janë shumë më të angazhuar për zgjedhjet që do të mbahen këtë të diel atje.
Kuçi: Vërehet në terren që shqiptarët në Luginë janë shumë të angazhuar për këto zgjedhje
“Ka një angazhim të duhur politik për momentin nga shqiptarët por vërehet edhe nga terreni se shqiptarët janë shumë më të angazhuar tani për të marrë pjesë në zgjedhje, por përveç tjerash edhe bashkimi i shqiptarëve iu ka dhënë një frymë të re që opozitarizmi të mos shihet si një armiqësi mes shqiptarëve por si një bashkëpunim politik ose si një opozitarizëm politik për mirëqenien, stabilitetin dhe po ashtu avancimin e të drejtave të shqiptarëve. Ky bashkim i ka bërë shqiptarët që të mobilizohen edhe ata që jetojnë në Kosovë por edhe në diasporë dhe ata që jetojnë në Serbi. Po besoj që ky mobilizim do të vazhdojë edhe në ditën e zgjedhjeve”, ka thënë ai.
Për sa i përket situatës me pasivizimin e adresave të shqiptarëve në Luginë, Kuçi tha se deputeti apo deputetët e rinj shqiptarë angazhimin e tyre duhet ta kenë me ShBA-të, BE-në por edhe me Qeverinë e Kosovës dhe atë të Shqipërisë.
Pasivizimi i adresave në Luginë, Kuçi: Deputeti apo deputetët angazhimin ta kenë me ShBA-të e BE-në
“Si deputetë të Parlamentit të Serbisë, angazhimi i tyre duhet të jetë me organet ndërkombëtare, me Bashkimin Evropian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në këtë formë të krijojnë një rreth lobingu për të drejtat e shqiptarëve në Luginë të Preshevës por edhe në Serbi sepse ka shqiptarë që jetojnë edhe jashtë Luginës së Preshevës në Serbi dhe si i tillë të krijohet një lloj mobilizimi diplomatik. Përveç tjerash të mbajnë lidhje të ngushta me Qeverinë e Kosovës dhe Qeverinë e Shqipërisë në mënyrë që të ketë një bashkëpunim të shqiptarëve që të mbrohen të drejtat e tyre dhe që të mos lejohet që të fitojë propaganda serbe e cila është një gënjeshtër e kulluar por që ka një tendencë që t’i paraqes shqiptarët në forma që nuk janë të dëshirueshme”, deklaron Kuqi.
E, për sa i përket bashkimit të shqiptarëve në një listë të përbashkët, Kuçi tha se është fakt i pranuar edhe nga vet grupi atje që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pasur rol në pajtimin e shqiptarëve, së bashku me Bashkësinë Islame të Kosovës por edhe me intelektualë që kanë ndikim në atë zonë.
Ai kritikoi mos-dhënien e hapësirës mediale të nevojshme zgjedhjeve në Serbi dhe garimit në një listë të përbashkët të shqiptarëve atje.
Kuçi: Kurti, BIK-u e intelektualët ndikuan në bashkimin e shqiptarëve në Luginë
“Tashmë është fakt që është pranuar edhe nga vetë grupi atje që kryeministri Kurti ka pasur një ndikim solid i cili ka ndikuar në pajtimin e shqiptarëve. Pra, ka qenë një lloj ndërmjetësuesi dhe kjo çështje është e mirë sepse për shqiptarët duhet kontribuar në këtë çështje dhe duhet ndërmjetësuar që të mos ketë konflikte armiqësore por të ketë pajtim politik për avancimin e të drejtave të shqiptarëve. Përveç asaj, ndikim kanë pasur edhe strukturat e tjera, për shembull Bashkësia Islame e Kosovës dhe organizatat joqeveritare dhe intelektualë që kanë ndikim të shqiptarët që ky pajtim të zgjohet dhe po ashtu që shqiptarët të kenë një frymëzim të ri kundër pasivizimit të tyre që po ndodhë atje. Mirëpo, fatkeqësia ka qenë që në çështjen mediatike nuk i është dhënë hapësirë e mjaftueshme shqiptarëve në Luginë dhe po ashtu ka pasur një indiferencë shumë të madhe në Kosovë ndaj zgjedhjeve atje, përkundër që është përfolur vazhdimisht fati i Kosovës dhe i shqiptarëve”, ka thënë ai.
Kurse profesori universitar Dorajet Imeri, thekson që pjesëmarrja e shqiparëve në zgjedhjet në Serbi, do të mund të rriste zërin e tyre në institucionin legjislativ serb.
IMERI: Kohën e fundi është intensifikuar shtypja ndaj shqiptarëve në Luginë
“Shtypja e vazhdueshme që Serbia i ka bërë shqiptarëve të luginës së Preshevës prej shumë vitesh, dhe sidomos në periudhën e fundit duke intensifikuar atë përmes pasivizimit të adresave, konsideroj që është njëra nga arsyet kryesore që ka shtyrë shqiptarët e atjeshëm që të garojnë për brenda një liste të përbashkët, që për mua është një nga, do të thoja, zgjedhjet e vetme politike që do të mund të reflektonte në rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve që do të mbahen atje. Natyrisht, çdo angazhim politik nga Kosova në këtë drejtim është më se i mirëseardhur, ndonëse i vonuar dhe për herë të parë. Prandaj, unë konsideroj që kjo është gjëja shumë. E rëndësishme, siç duhet të potencohet tash, por mbi të gjitha është një ftesë, është thirrje, është edhe kërkesë për qytetarët e atjeshëm shqiptarë që të dalin masovisht në zgjedhje. Pjesëmarrja e tyre në numër sa më të madh do të mund të reflektonte në rezultatin përfundimtar dhe në këtë mënyrë shqiptarët do të mund të kenin më shumë zë në Kuvendin e Serbisë” , shton ai.
Sipas tij, çështja e parë që duhet të ruhet është ekzistenca e tyre, pasi Imeri thekson që përndjekja e shqiptarëve në Serbi është e madhe dhe sistematike.
Imeri për zgjedhjet në Serbi: Të ruajnë ekzistencën e tyre atje, që të ruajnë prezencën e tyre atje
“Shqiptarët, meqë thashë më herët, janë duke u përndjekur, do të thoja, politikisht dhe sistematikisht nga Serbia, çështjen kryesore që ata kanë është që të ruajnë ekzistencën e tyre atje, që të ruajnë prezencën e tyre atje, dhe natyrisht Kosova në këtë mes, por edhe Shqipëria, duhet që të bëjnë çfarë është e mundur që, përveç zërit të shqiptarëve në Kuvendin e Serbisë, të kenë edhe përkrahjen ndërkombëtare të Kosovës dhe të Shqipërisë sa i takon ndërkombëtarizimit të kësaj çështjeje. Shqiptarët, në luginën e Preshevës, janë pa dyshim pakica më e shtypur në Europë, dhe për këtë arsye zëri i Kosovës, por edhe i Shqipërisë, duhet me patjetër që të dëgjohet në çdo forum, në çdo takim, ose në çdo ngjarje të politikës botërore, aty ku merr pjesë Kosova, në mënyrë që kjo çështje të, si ta themi, ta marrë vëmendjen e merituar nga faktorët e rëndësishëm botërorë. Gjithsesi, Bashkimi Europian është i pari në këtë mes, dhe natyrisht Kosova duhet të bëjë çfarë është e mundur në këtë drejtim”, ka deklaruar ai.
Ndërkohë, Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, u ka bërë thirrje shqiptarëve të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit që jetojnë në Kosovë, të marrin pjesë masivisht në zgjedhjet parlamentare të parakohshme në Serbi, të cilat mbahen të dielën, më 25 tetor.
Aktori Çun Lajçi ka reaguar ashpër lidhur me kërkesën për rikthimin në Kuvend të Ligjit për Dhomat e Specializuara, duke kritikuar ata që, sipas tij, përdorin UÇK-në dhe luftën për interesa personale. Në…
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka bërë të ditur se gjatë pesë viteve të qeverisjes janë rekrutuar 3.220 ushtarë të rinj në Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK). Përmes një postimi në Facebook, Maqedonci ka…
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka pritur në Zyrën e Kryeministrit një delegacion të klubit FC Dardania Basel, të themeluar më 1993 nga bashkatdhetarët shqiptarë në Zvicër. Kurti ka vlerësuar rolin e klubeve sportive të…
Shefja e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Jehona Lushaku-Sadriu, ka komentuar kandidaturën e Përparim Ramës për kryetar të partisë, kërkesat për dorëheqjen e Lumir Abdixhikut dhe mundësinë që ky i…
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka bërë thirrje për bashkim rreth një qëllimi të përbashkët, duke theksuar rëndësinë e rikthimit te lista e përbashkët. Në një postim, Haziri u ka bërë thirrje…
Kryetari i Aleancës Ardian Gjini, ka thënë se Kosova po shpenzon deri në dy milionë euro në ditë për import të energjisë elektrike, duke kritikuar Qeverinë për gjendjen në sektorin energjetik. Në një konferencë…
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ardian Gjini, ka deklaruar se partia e tij ka qenë kundër kthimit të Ligjit për Gjykatën Speciale në Kuvend për rishqyrtim, duke vlerësuar se një veprim i tillë nuk i ka…
Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani, po merr pjesë në Samitin Global të Inovacionit dhe Sigurisë, i cili po mbahet më 22 dhe 23 tetor 2026 në Palm Beach County, Florida, në Shtetet e Bashkuara të…
Shefja e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu, e ka cilësuar veprim të dobët dhe papjekuri politike kthimin e ligjit për Dhomat e Specializuara në Kuvend. Ajo ka kërkuar hartimin e një strategjie kombëtare…
Kryetari i Aleancës , Ardian Gjini, ka deklaruar se Kosova po përballet me krizë të rëndë energjetike, duke pretenduar se vetëm gjatë muajit shtator importi i energjisë elektrike ka kushtuar rreth 27 milionë euro. Ai ka paralajmëruar se vendi…
Presidentja e Kosovës, Vjosa Shiroka-Pula, u ka bërë thirrje shqiptarëve nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci që jetojnë në Kosovë, të marrin pjesë masivisht në zgjedhjet parlamentare të parakohshme që mbahen të dielën,…
Ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK’së, Vlora Çitaku, iu ka bërë thirrje shqiptarëve të Luginës së Preshevës që në zgjedhjet e nesërme të dalin e të votojnë për Koalicionin…
Kërkesa e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), pas së cilës presidentja e vendit e ktheu në Kuvend Ligjin për Dhomat e Specializuara, po ngre pikëpyetje për arsyet e këtij veprimi dhe efektet që mund të ketë në procesin e…
Deputeti i PDK’së, Rrustem Mustafa, ka kërkuar unitet e përgjegjësi shtetërore për mbrojtjen e katër ish-krerëve të UÇK’së në Hagë në fazën e Apelit pas aktgjykimit dënues të shkallës së…
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, është pritur në Budapest nga kryeministri hungarez, Peter Magyar. Lajmi është bërë i ditur nga Presidenca e Kosovës, e cila ka njoftuar se pas takimit me kryeministrin hungarez,…
Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka marrë pjesë në një takim të nivelit të lartë për parandalimin dhe trajtimin e varësisë nga drogat, i mbajtur në komunitetin San Patrignano në Itali, në…
Publicisti Adriatik Riza Dosti ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, duke e kritikuar për qëndrimet e tij ndaj protestave kundër qeverisë dhe për raportet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Në një shkrim,…
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka deklaruar se Milan Radoiçiqi dhe të gjithë personat përgjegjës për sulmin e armatosur në Banjskë duhet të mbahen përgjegjës para drejtësisë. Për…
Lidhur me marrëveshjen e arritur sot ndërmjet Shqipërisë dhe Forcës Ndërkombëtare të Stabilizimit (ISF), ka reaguar Bordi i Paqes, duke theksuar se ajo parasheh mbështetje shtesë për operacionet e sigurisë dhe kapacitetet e planifikimit…
Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, u ka bërë thirrje shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë që më 25 tetor të votojnë Koalicionin Shqiptar me numër 17, për të forcuar…
515 të rinj kanë dhënë betimin solemn në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, duke nisur rrugëtimin e tyre në shërbim të Republikës së Kosovës. Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë se…
Lëvizja VETËVENDOSJE! ka arritur dakordim në parim për shpalljen e zgjedhjeve të brendshme partiake, pas një mbledhjeje të përbashkët me drejtuesit e Qendrave në Kosovë dhe në mërgatë, ku u diskutua edhe për zhvillimet…
Ambasada e Hungarisë në Prishtinë ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook se kryeqyteti është ndriçuar me ngjyrat kuq, bardh e gjelbër, në shenjë nderimi për 70-vjetorin e Revolucionit hungarez të vitit…
Bashkimi Evropian ka mirëpritur vendimin e presidentes Justina Shiroka Pula për kthimin e ligjit në Kuvend për rishqyrtim, duke rikujtuar se mandati dhe pavarësia e Dhomave të Specializuara duhet të respektohen plotësisht. Bashkimi Evropian ka…
Në seancën solemne në Hungari u kujtua kryengritja kundër regjimit komunist dhe ndërhyrjes sovjetike, ndërsa liderët evropianë theksuan rëndësinë e lirisë, demokracisë dhe solidaritetit. Presidentja e Republikës së…
Kryeministri i Republikës së Kosovës, i, dje pasdite në kuadër të Samitit të Liderëve të Procesit të Berlinit, u takua me Lord Wood of Anfield, Nënsekretar Parlamentar i Shtetit për Evropën në Ministrinë e Jashtme…
Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, në takimin e parë të “Tryezës me partnerët socialë”, prezantoi të arriturat e deritanishme të ministrisë, objektivat për periudhën në…
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, u prit në takim nga homologu hungarez, András Baka, me të cilin diskutoi për marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve, procesin e integrimit evropian të Kosovës, bashkëpunimin…
Kryeministri Albin Kurti e cilësoi gjeneratën e re si më të madhen deri më tani, duke theksuar se Qeveria synon ta forcojë ushtrinë përmes investimeve në armatim, pajisje moderne dhe kapacitete vendore të mbrojtjes. 515 ushtarë të rinj…
Durim Elshani, këshilltar për media i ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, ka sqaruar rrethanat e trajtimit të pacientes me kancer, e cila ka ndërruar jetë, duke thënë se sipas dokumentacionit mjekësor, ajo kishte marrë…
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka njoftuar se është ndaluar një person për 48 orë, në kuadër të hetimeve që po zhvillohen lidhur me rastin e njohur si “Rasti i njëmilionëshit”. Sipas njoftimit të…
Vjosa Osmani është takuar sot me ambasadorin britanik, Jonathan Hargreaves me të cilin tha se bisdeoi për sfidat që përballet Kosova dhe domosdoshmërinë e thellimit të bashkëpunimit me Mbretërinë e Bashkuar. Osmani përmes një…
Ndër 515 ushtarët e rinj të FSK-së që sot dhanë betimin, ishte edhe Argjendë Elshani. Ajo foli për sfidat dhe përgatitjet që kanë kaluar gjatë trajnimit ushtarak. Elshani: Zgjimet pa zbardhur drita, marshimet, netët pa…
Ka përfunduar restaurimi i Valanicës dhe Mullirit në fshatin Bellobrad të Dragashit, ka njoftuar ministrja e Kulturës, Saranda Bogujevci. “Dy zeje tradicionale, nën të njëjtën çati”, ka shkruar Bogujevci në Facebook. Ajo ka…
Policia e Kosovës, në partneritet dhe me përkrahjen e misionit të OSBE-së në Kosovë, ka organizuar tryeza diskutimi me moton “Siguria në shkolla”, me qëllim parandalimin e dukurive negative dhe dhunës në shkollat e mesme. Sipas…
“Qeveria e Kosovës synon të investojë mbi 1 miliard euro në ushtri gjatë këtij mandati. Zhvillimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës mbetet prioritet”, tha kryeministri Albin Kurti në ceremoninë e betimit të 515…
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, është pritur në takim nga Presidenti i Hungarisë, Andras Baka, me të cilin ka diskutuar për marrëdhëniet dypalëshe, integrimin evropian të Kosovës, bashkëpunimin…
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) është krenari kombëtare dhe nuk duhet të përdoret si instrument i linçimit…
Ushtarët e rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë dhënë sot betimin solemn gjatë ceremonisë së diplomimit të mbajtur në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë. 515 rekrutët e diplomuar…
Ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, reagoi pas dërgimit të djeshëm të kërkesës zyrtare nga Grupi Parlamentar i PDK-së te presidentja Justina Shiroka-Pula për ta kthyer Ligjin për Gjykatën Speciale…
Kryesia e Kuvendit do të mblidhet të hënën nga ora 11:00. Kuvendi bëri të ditur edhe rendin e ditës në një njoftim për media ku një ndër pikat është edhe shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe…
Gani Geci është liruar nga paraburgimi, pasi është intervistuar në Prokurorinë e Shtetit lidhur me dyshimet për kanosjen e gazetarit Lirim Mehmetaj, shkruan “Bota sot”. Rasti lidhet me një postim të Mehmetajt në Facebook për…
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZhR), përmes Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë (AZhB), bëri të ditur se janë ekzekutuar pagesat direkte për 5 mijë e 455 fermerë përfitues të subvencioneve,…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë sot në ceremoninë e diplomimit të ushtarëve të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës në kazermën “Adem Jashari”, ku diplomuan 515 ushtarë të…
Në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, është mbajtur ceremonia e diplomimit të rekrutëve të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Kryeministri Albin Kurti tha se sot po betohen 515 ushtarë të rinj…
Ka nisur ceremonia e betimit të rekrutëve të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), në Kazermën “Adem Jashari”. Në ceremoni po marrin pjesë kryeministri Albin Kurti, ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci dhe…
Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës ka mirëpritur në një vizitë zyrtare Drejtorin e Përgjithshëm të Arkivave të Shqipërisë, Auron Rrokaj, në kuadër të forcimit të marrëdhënieve…
Radioja e Policisë merr dritën e gjelbër
Rron Gjinovci me gjuhë të ashpër ndaj Ramës: “Zgjodhi all inclusive, me hy edhe në burg”
“Është koha për hapa konkretë”, Zulfaj kërkon avancimin e Kosovës në BE
Maqedonci: Për pesë vjet rekrutuam 3.220 ushtarë të rinj në FSK
Zgjedhjet në Serbi dhe beteja e përbashkët e shqiptarëve për rritjen e përfaqësimit politik në Beograd
Kurti u pre nga fotoja. Kosova pritet prej vitesh
Shqipëria dhe çështja çame 1929-1939
Po ringrihet Kulla e vëllezërve Lan e Nekë Halili në Belle të Deçanit
Aksident mes tri veturave në Prishtinë, ka të lënduar
Arrestohet 20 vjeçari në Kaçanik, kishte urdhëresë gjyqësore
24 orët e së shtunës: Dy të vdekur nga aksidentet, 32 të lënduar
I shkon te shtëpia dhe e kanos babain e saj, arrestohet shtetasi maqedonas në Podujevë
“Mbi 100 të pushkatuar…”, si u shtyp kryengritja antikomuniste në Malësi të Madhe, më 25 janar 1945! Fati tragjik i krerëve të lëvizjes
Arrestimi i intelektuales disidente, si u persekutua Musine Kokalari! Pas gjashtë muajsh hetuesie, e nxorën në gjyq! Aktakuza e prokuror Nevzat Haznedari
10 kuriozitete që nuk i dini për Groenlandën
Shkencëtarët identifikojnë ADN-në më të vjetër njerëzore
Më mungoni në çdo hap të jetës. Dashuria, mirësia dhe kujtimi për ju nuk do të shuhen kurrë. U…
U bënë tri dekada – një jetë e tërë prej kur tragjikisht u nda prej nesh vajza e axhës Drita (Riza)…
Sot u bë 1 vit që kur ndërroi jetë më i dashuri ynë, Gani Rraci. Koha po kalon shpejt, por dhimbja, malli dhe…
Për babain tim të dashur 🤍🕊️ Babi, Sot bëhen kaq shumë vite që nga dita kur na le përgjithmonë….
Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri, ka tërhequr vëmendjen me pamjen e saj të fundit. Nga ajo që shihet, artistja…
Kim Kardashian ka tërhequr vëmendjen në Romë të Italisë, me një paraqitje të guximshme dhe plot…
