Shqipëria me një “këmbë” në Ligën B, Elseid Hysaj shënon gol të bukur
Shqipëria ka dyfishuar epërsinë në përballjen ndaj Bjellorusisë.
“Kuq e Zinjtë” arritën të shënojnë edhe në golin e dytë, në kohën më të mirë, kur Bjellorusia ishte më kërkuese.
Ishte mbrojtësi i krahut Elseid Hysaj që shënoi nga distanca për ta lënë portierin vendas të shokuar dhe dërguar rezultatin në 0-2.
Goditja e Hysajt nuk u ndalë më së miri nga portieri dhe kësisoj përfundoi brenda rrjetës (57’) – VIDEO .
Kësisoj, Shqipëria është shumë afër ta sigurojë avancimin në Ligën B të Ligës së Kombeve./ Telegrafi /
