TË FUNDIT

Shqipe Mehmeti Selimi pas Marshit për Liri: UÇK-ja nuk mund të njolloset nga asnjë gjykatë

Sot u mbajt “Marshi i Lirisë”, një tubim në mbështetje të ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në prag të vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, i cili pritet të shpallet më 16 shtator.

Në një reagim pas marshit, Shqipe Mehmeti Selimi falënderoi të gjithë pjesëmarrësit për praninë dhe mbështetjen e tyre, duke theksuar se marshimi ishte organizuar në mbrojtje të çlirimtarëve.

“UÇK-ja ishte, është dhe do të mbetet e pastër”, shkroi Mehmeti Selimi, duke e cilësuar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës si “krenarinë e mbarë kombit shqiptar”.

Ajo tha se tash vëmendja është përqendruar te 16 shtatori dhe vendimi i Dhomave të Specializuara në Hagë, duke shprehur shpresën për një vendim lirues për ish-pjesëtarët e UÇK-së.

Mesazhi i saj përmbyllej me thirrjen: “Liri për çlirimtarët! Rroftë UÇK-ja”.

Postimi:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *