Shkup, 16-vjeçarja denoncon prindërit: Dhunë fizike nga babai dhe keqtrajtim psikologjik nga nëna
Një vajzë 16-vjeçare nga Shkupi ka denoncuar prindërit e saj për dhunë në familje. Sipas denoncimit, babai e kishte sulmuar fizikisht, ndërsa nëna e kishte shqetësuar dhe keqtrajtuar psikologjikisht për një periudhë më të gjatë kohore.
Ministria e Punëve të Brendshme njofton se më 12 nëntor, në orën 09:30, në Stacionin Policor të Kisella Vodës, policia ka zhvilluar bisedë zyrtare me babanë 53-vjeçar dhe nënën 54-vjeçare, të dy nga Shkupi.
„Duke vepruar pas denoncimit paraprak nga vajza e tyre 16-vjeçare se në shtëpi babai e kishte sulmuar fizikisht, ndërsa nëna e kishte shqetësuar psikologjikisht për një periudhë më të gjatë kohore, zyrtarët policorë nga SPB Shkup zhvilluan bisedë zyrtare me prindërit”, thuhet në njoftimin e MPB-së.
Nga MPB-ja bëjnë të ditur se pas dokumentimit të plotë të rastit do të pasojë parashtresa përkatëse.
