Shkak bora e madhe, shtyhet ndeshja mes Feronikelit ’74 dhe Prishtinës
Ndeshja ndërmjet Feronikelit 74 dhe Prishtinës është shtyrë për nesër.
Përballja do të zhvillohet nesër, në të njëjtin orar të paraparë fillimisht, nga ora 13:00, në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas.
Arsyeja e shtyrjes janë reshjet e borës, pasi nuk është arritur të pastrohet fusha në kohë për zhvillimin e ndeshjes. /Telegrafi/
