TË FUNDIT

Shiroka-Pula shpreh ngushëllime për vrasjen në Gjilan, fton organet e drejtësisë ta hetojnë rastin me përkushtim të plotë

Presidentja Justina Shiroka-Pula ka shprehur ngushëllime për vrasjen e dy personave sot në Livoç të Gjilanit.

Në një telegram ngushëllimi, Shiroka-Pula ka ftuar organet e drejtësisë që ta hetojnë këtë rast me përkushtim të plotë, transmeton IndeksOnline.

“Asnjë rrethanë nuk mund ta justifikojë marrjen e jetës së njeriut.

Askush nuk ka të drejtë t’i ekspozojë gratë ndaj rrezikut, dhunës apo vuajtjes” thuhet në reagim.

Kjo është deklarata e plotë e presidentes:

Me dhimbje të thellë mora lajmin për vrasjen e rëndë që ndodhi sot në fshatin Livoç i Ulët të komunës së Gjilanit, ku një grua dhe një burrë humbën jetën, ndërkaq një tjetër u plagos si pasojë e të shtënave me armë zjarri.

Në emër të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe të qytetarëve të saj, shpreh ngushëllimet e mia më të thella për familjet e viktimave dhe shërim të shpejtë për të plagosurin.

Askush nuk ka të drejtë t’i ekspozojë gratë ndaj rrezikut, dhunës apo vuajtjes.

Prandaj, ftoj organet e drejtësisë që ta hetojnë këtë rast me përkushtim të plotë, t’i zbardhin të gjitha rrethanat dhe t’i sjellin autorët para drejtësisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *