POLITIKATË FUNDIT

Shëndetësia nuk është fushë për improvizime politike: Kur interesi politik mbizotëron mbi ekspertizën, pacienti paguan çmimin!

Deklaratat e fundit të z. Armend Zemaj lidhur me numrin e mjekëve të papunë, licencimin dhe punësimin e mjekëve të kthyer nga jashtë kërkojnë një reagim jo vetëm politik, por mbi të gjitha profesional, shkencor dhe institucional.

Është e vërtetë se licencimi nuk është i njëjtë me punësimin. Por, z. Zemaj, a mjafton të bëhet ky dallim sot, pa analizuar politikat e burimeve njerëzore dhe vendimet që janë marrë gjatë mandatit tuaj si ministër i Shëndetësisë?

Specializimet pa planifikim strategjik prodhojnë pasoja afatgjata

Ju keni deklaruar publikisht se gjatë mandatit tuaj janë ndarë rreth 1,500 specializime. Pyetja thelbësore është: mbi çfarë kriteresh profesionale dhe analizash të nevojave shëndetësore është bërë kjo ndarje?

A janë bazuar vendimet në mungesat reale të specialistëve, strukturën demografike të popullatës, barrën e sëmundshmërisë, nevojat e institucioneve shëndetësore sipas regjioneve dhe projeksionet për fuqinë punëtore shëndetësore, apo kanë pasur ndikim edhe kriteret dhe interesat politike?

Edhe përfaqësues të Odës së Mjekëve kishin ngritur shqetësime për përputhjen e specializimeve me nevojat e institucioneve shëndetësore dhe kishin kërkuar auditimin e procesit.

Prandaj, kur sot përmendni 534 mjekë të papunë dhe 91 specialistë pa punë, duhet të analizoni edhe përgjegjësinë e vendimeve të së kaluarës.

Pa një analizë të plotë nuk mund të thuhet se papunësia e sotme është shkaktuar vetëm nga procesi i specializimeve gjatë mandatit tuaj, por as nuk mund të përjashtohet ndikimi i planifikimit të atëhershëm në problemet që sistemi i përjeton sot.

Specializimet nuk janë privilegj politik dhe as numra për t'u përdorur në komunikime publike. Ato janë investim publik dhe përgjegjësi afatgjatë ndaj shëndetit të popullatës.

Politika shëndetësore duhet t'i shërbejë popullatës, jo interesave politike

Politika shëndetësore duhet t'u nënshtrohet, para së gjithash, interesave dhe nevojave reale të popullatës. Ajo duhet të mbështetet në standardet dhe rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), duke i përshtatur dhe zbatuar ato në përputhje me realitetin ekonomik, demografik dhe epidemiologjik të Kosovës.

Shërbimet shëndetësore duhet t'i afrohen pacientit përmes një organizimi funksional të kujdesit parësor, dytësor dhe tretësor.

Nuk është pacienti ai që duhet t'i përshtatet centralizimit të institucioneve, por institucionet duhet të organizohen sipas nevojave të pacientit dhe popullatës.

Centralizimi i kardiologjisë invazive – një problem me pasoja jetike

Një shembull veçanërisht domethënës është organizimi i shërbimeve të kardiologjisë invazive, përkatësisht koronarografisë, intervenimeve koronare perkutane (PCI) dhe vendosjes së stentave koronare.

Një shqetësim serioz është se kapacitetet për këto shërbime janë të përqendruara në territorin e komunës së Prishtinës, me përjashtim të Spitalit të Përgjithshëm të Prizrenit, i cili, sipas të dhënave që po i referohemi, ofron këto shërbime vetëm një ditë në javë.

Kjo ngre një pyetje thelbësore për politikëbërësit shëndetësorë: çfarë qasjeje reale kanë pacientët nga Peja, Gjakova, Gjilani, Mitrovica dhe Ferizaj në trajtimin invaziv kardiologjik, veçanërisht në rastet urgjente të infarktit akut të miokardit?

Kjo situatë dëshmon nevojën për një rishikim serioz të organizimit territorial të shërbimeve kardiologjike dhe të kapaciteteve për trajtimin intervenues.

Natyrisht, nuk nënkuptohet se çdo spital rajonal duhet domosdoshmërisht të ketë laborator të kateterizimit kardiak. Por duhet të ekzistojë një rrjet funksional kombëtar, me qendra intervenuese të organizuara sipas nevojave të popullatës, transport urgjent, ekipe të specializuara dhe protokolle të qarta referimi.

Në infarktin akut të miokardit, çdo minutë ka rëndësi për ruajtjen e muskulit të zemrës, ndërsa çdo sekondë në zinxhirin e reagimit emergjent ka vlerë jetike. Koha është muskul i zemrës!

Zemra e pacientit nuk pret procedura burokratike, vendime administrative dhe kalkulime politike.

Për këtë arsye, z. Zemaj dhe z. Arben Vitia, si ministër aktual, duhet të japin llogari për politikat, organizimin dhe rezultatet e sistemit shëndetësor, përfshirë qasjen territoriale në shërbimet e kardiologjisë invazive.

Ekspertiza profesionale kundrejt ndikimit politik

Një çështje tjetër thelbësore është vetë koncepti i udhëheqjes së shëndetësisë.

Të jesh profesionist i një fushe nuk do të thotë automatikisht se zotëron njohuritë dhe ekspertizën e nevojshme për të udhëhequr një fushë tjetër, veçanërisht kur bëhet fjalë për një sistem kaq kompleks dhe të ndjeshëm si shëndetësia.

Formimi juridik është i respektueshëm dhe i rëndësishëm për administrimin institucional, por nuk e zëvendëson njohurinë e politikave shëndetësore, epidemiologjisë, demografisë shëndetësore, ekonomisë shëndetësore dhe planifikimit të burimeve njerëzore.

Ministri nuk është domosdoshmërisht i detyruar të jetë mjek, por është i detyruar të sigurojë vendimmarrje të mbështetur në ekspertizë profesionale dhe shkencore, e jo në ndikime apo prioritete politike.

Ligji mund ta rregullojë funksionimin e një institucioni, por nuk mund ta zëvendësojë dijen profesionale që nevojitet për ta udhëhequr atë.

Kur ekspertiza profesionale zëvendësohet nga ndikimet politike, vendimmarrja rrezikon të largohet nga interesat e pacientit dhe të popullatës.

Përgjegjësia e ish-ministrit nuk e amniston ministrin aktual

Për hir të korrektësisë profesionale dhe institucionale, dua të theksoj se adresimi i përgjegjësisë suaj si ish-ministër nuk nënkupton në asnjë mënyrë amnistimin e ministrit aktual të Shëndetësisë.

Përkundrazi, z. Arben Vitia duhet të japë llogari për problemet e evidentuara të menaxhimit, mungesën e rezultateve konkrete dhe mangësitë në organizimin e sistemit shëndetësor.

Përgjegjësia për të kaluarën nuk e përjashton përgjegjësinë për të tashmen. Secili duhet të përgjigjet për periudhën kur ka udhëhequr dhe për vendimet që ka marrë ose nuk ka marrë.

Nuk mund të përdoret keqmenaxhimi i së kaluarës si justifikim për dështimet e së tashmes, sikurse nuk mund të përdoren dështimet e së tashmes për të shmangur llogaridhënien për vendimet e së kaluarës.

Përfundim: Shëndetësia është përgjegjësi publike, jo pronë politike

Z. Zemaj dhe të gjithë ish-ministrat e ministrat aktualë të Shëndetësisë duhet ta kuptojnë se shëndetësia nuk është pronë e partive politike dhe as instrument për promovim individual.

Ajo është përgjegjësi publike dhe mision profesional.

Nuk mjafton të ndahen specializime, të licencohen mjekë apo të publikohen statistika. Duhet të krijohen kushte që mjekët të punojnë, specialistët të shpërndahen sipas nevojave të popullatës dhe pacientët të marrin shërbime cilësore, të sigurta dhe të barabarta, pa diskriminim rajonal.

Shëndetësia nuk matet me numrin e vendimeve administrative, por me shëndetin e popullatës, cilësinë e shërbimeve dhe barazinë në qasje.

Pyetja themelore që duhet t'u drejtohet të gjithë atyre që kanë udhëhequr dhe udhëheqin shëndetësinë në Kosovë është:

A kemi ndërtuar një sistem shëndetësor që i shërben pacientit, apo një sistem ku pacienti detyrohet t'i përshtatet centralizimit, ndikimeve politike dhe mungesës së planifikimit institucional?

Kosova ka nevojë për politikë shëndetësore të bazuar në dije, ekspertizë multidisiplinare, planifikim afatgjatë, decentralizim racional dhe përgjegjësi institucionale, e jo për shkëmbim akuzash politike.

Asnjë amnisti për të kaluarën, asnjë justifikim për të tashmen dhe asnjë standard i dyfishtë në llogaridhënie!

Më 9 nëntor 1989, bota dëshmoi një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë bashkëkohore: rënien e Murit të Berlinit. Pas 28 vjetësh ndarje, ky mur, simbol i diktaturës komuniste, i shtypjes së lirive njerëzore…

Tragjizmi i një gruaje të fortë, intelektuale e dinjitetshme, me personalitet dhe integritet unik, në luftën e saj e vetmuar, për ta pasur pranë djalin e saj Anin, fisnikërisht, u bë kurban i tij. Arlindë Zekaj e parashikoi ekzekutimin e saj,…

Delegacioni i parë i Listës Studentore që erdhi në Kosovë pas fitores në Serbi la pas vetëm një mesazh. Pas vizitës së 8 dhe 9 nëntorit, kandidati Fegja Dimoviq e quajti Kosovën "pjesë përbërëse të…

Gjuha shqipe do të ketë vend në provimin e jurisprudencës, por jo deri në fund. Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi të hënën se kandidatët do ta japin pjesën teorike në gjuhën në të cilën kanë studiuar. Simulimet e…

Të gjithë e dimë historinë e emrimit si ministër i Jashtëm i Republikës së Shqipërisë të shqiptarit nga Kosova, Gent Cakaj. Kryeministri Edi Rama e emroi atë në krye të diplomacisë shqiptare. Presidenti Ilir Meta nuk e…

Lufta në Ukrainë po hyn në një fazë të ndërlikuar, ku, përveç përballjes ushtarake në front, gjithnjë e më shumë po goditen infrastruktura energjetike, objektet strategjike dhe korridoret logjistike. Këto zhvillime nuk…

Nuk mjafton të mbash një emër me peshë historike si Gjergj, Gjon apo Justina. Vlera e vërtetë e këtyre emrave dëshmohet vetëm përmes veprave të mira atdhetare e krijuese, si dhe përmes respektit e nderimit më të lartë…

Barazia protokollare e presidentëve është shprehje e respektit ndaj institucioneve, vazhdimësisë së shtetit dhe dinjitetit të secilit personalitet që ka ushtruar funksionin më të lartë kushtetues të Republikës. Në një…

Asnjë nga katër listat shqiptare që garuan më 8 nëntor për Këshillin Kombëtar Shqiptar në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë nuk ka shumicë. Sipas rezultateve paraprake, lista e parë, ajo e Partisë për Veprim Demokratik dhe…

Një nga deformimet më të mëdha në debatin publik bashkëkohor mbetet tendenca për të interpretuar realitetin e Shqipërisë dhe Kosovës përmes termave ekskluzivë të "kapitalizmit të egër global" apo teorive…

Muret e zhveshura të shtetit! Kur hipokrizia politike tenton të fshijë Rugovën! Vendimi për largimin e fotografisë së Presidentit Historik, dr. Ibrahim Rugova, dhe Deklaratës së Pavarësisë nga vendet e tyre të nderit në…

Lajmi për largimin e Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës nga vendi i saj i nderit në Presidencë, zëvendësimin e saj me një punim filigrani dhe zhvendosjen e fotografisë së presidentit historik Ibrahim Rugova, përbën…

Demokracia më e fortë nuk është ajo demokraci që e konsideron veten të plotë, por ajo që mund të njohë dhe korrigjojë gabimet e veta një krahasim midis shteteve demokratike të qeverisura nga sundimi i ligjit rreth modelit të…

Me afatin e 27 nëntorit për dorëzimin e njoftimeve të ankesës, faza e apelit për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin po hyn në javët vendimtare. Akademiku Arsim Bajrami ka dalë me tetë propozime se si Kosova mund…

Një muaj pasi mori detyrën, Presidentja Justina Shiroka-Pula ka bërë ndryshimin e parë të dukshëm në Presidencë. Jo në ligje e as në dekrete, por në mure. Në vendin ku qëndronte e ekspozuar Deklarata e Pavarësisë…

Ekonomia joformale vazhdon të jetë një nga sfidat serioze të zhvillimit ekonomik dhe funksionimit institucional në Kosovë. Ajo nuk paraqet vetëm shmangie të obligimeve tatimore, por edhe një padrejtësi ndaj bizneseve që veprojnë në…

Kohën e fundit është bërë aktuale zgjedhja e kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Vite me radhë kjo parti erdhi duke rënë nga veprime jokorrekte dhe jorugoviste, siç është bërë zakon të…

Rënia e Aleksandër Vuçiqit dhe fitorja e Listës Studentore në Serbi kanë krijuar ndjesinë se diçka po lëviz në rajon. Kjo ndjesi nuk duhet të kthehet në nxitim. Deklarata e ministrit Nenad Rashiq, sipas së cilës Qeveria e…

Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut duhet ta shndërrojnë pakënaqësinë me funksionimin e shtetit dhe ngecjen evropiane në kërkesa të qarta institucionale. Deklaratat për barazi fitojnë peshë kur shoqërohen me propozime ligjore,…

Anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian paraqitet, me të drejtë, si një nga objektivat më të rëndësishëm strategjikë të historisë sonë bashkëkohore. Ai përfaqëson shpresën për…

Toka që ruan kujtesën e qytetërimeve Çdo pëllëmbë toke ka historinë e vet, por jo çdo histori është shkruar në libra. Një pjesë e madhe e së kaluarës së njerëzimit është ruajtur në…

Diplomacia, si arti dhe praktika e menaxhimit të marrëdhënieve ndërkombëtare, me kalimin e kohes ka pësuar një evolucion të thellë dhe transformim nga forma e saj klasike drejt asaj bashkëkohore, duke u përshtatur me ndryshimin e natyrës…

Evropa dhe Ballkani Perëndimor po përjetojnë një periudhë të rëndësishme të tensioneve politike, sociale dhe institucionale, të karakterizuara nga rritja e pakënaqësisë qytetare, mobilizimi studentor dhe përhapja e protestave…

Shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës zgjodhën të dielën përbërjen e re të Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH). Sipas rezultateve preliminare, lista nr. 3, Partia për Veprim Demokratik – Aleanca për Luginën…

1. Kur një debat në Harvard bëhet alarm për institucionet shqiptare Më 29 tetor 2026, në Universitetin e Harvardit, një prej qendrave më të njohura akademike të botës, u zhvillua një debat mbi Dhomat e Specializuara të…

Një Evropë që duhet të dëshmojë se vlerat e saj vlejnë njësoj për të gjithë Procesi i integrimit evropian të Kosovës nuk mund të trajtohet si çështje dytësore e politikës së zgjerimit të…

Në të njëjtat orë kur bulevardi i Tiranës mbulohej me gaz lotsjellës, u bë publike një letër e prokurorisë speciale që mund të peshojë më shumë se çdo molotov. SPAK-u ka regjistruar një procedim penal për…

Të dhënat më të fundit të publikuara nga Eurostat për vitin 2025 nxjerrin në pah një nga sfidat më serioze sociale, ekonomike dhe demografike me të cilat përballet Evropa: përqindjen e të rinjve të moshës 15–29…

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar platformën "Fol me Kryeministrin", që sipas tij është një hapësirë komunikimi e drejtpërdrejtë, fillimisht për studentët, por e hapur për çdo qytetar. Sipas Agjencisë Telegrafike…

Të mërkurën, më 4 nëntor 2026, Komisioni Europian ka publikuar raportin e tij për nivelin e demokracisë dhe zhvillimet politike e ekonomike në vendet e Ballkanit Perendimor. Duke lexuar pjesën për Shqipërinë dhe atë për…

Prej disa javësh, Ballkani flet për Serbinë pas Vuçiqit. Fitorja e Listës Studentore dhe humbja e partisë që e sundoi vendin për më shumë se një dekadë kanë sjellë shpresë në Bruksel. Kanë sjellë edhe pritje…

Deklaratat e fundit të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit për ekzistencën e të ashtuquajturave “qytete nëntokësore të raketave” dëshmojnë se Teherani po përpiqet të forcojë strategjinë e mbijetesës…

Nesër, të dielën më 8 nëntor, 37.759 shqiptarë të regjistruar në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë kanë të drejtë të zgjedhin Këshillin Kombëtar Shqiptar, institucionin që për katër vitet e ardhshme do të…

Ndërsa grupi punues për strategjinë e apelit të katërshes heshti pas takimit të sotëm, mbetet një pyetje që shkon përtej një mbledhjeje të vetme: sa e fshehtë mund të jetë një strategji që do t’i…

Shqipëria nuk rrezikohet vetëm nga ata që e vjedhin, e varfërojnë apo e keqqeverisin. Ajo rrezikohet edhe nga ata që e duartrokasin shkatërrimin e saj, duke e ngatërruar interesin e pushtetit me interesin kombëtar. Ka diçka thellësisht…

Sa herë që mendoj për Shqipërinë, shpesh i bëj vetes të njëjtën pyetje: Çfarë ka ndodhur me vendin për të cilin dikur besonim se kishte një të ardhme? Ecni nëpër rrugët e Tiranës dhe hidhni sytë…

Çdo 8 nëntor, enveristët e moçëm, deri në frymën e fundit, dhe “të rilindur” gjatë këtyre mbi 13 viteve të qeverisjes nga Edi Rama, hapur e gjysmë fshehtazi, festojnë 85-vjetorin e krijimit apo të pjelljes së…

Pas vitit 1924 asnjë qeveri shqiptare nuk e ngriti zyrtarisht çështjen e shqiptareve të Kosovës në Lidhjen e Kombeve, ndërkohë që çështja çame u ngrit edhe në vitet 1928 dhe 1934-1935. Qeveritë e Zogut e trajtuan atë…

Armiqtë e kombit tonë nuk godasin gjithmonë me plumba, që lënë gjurmë gjaku në fushëbetejë. Sot, beteja më e rrezikshme zhvillohet në heshtje, brenda mureve tona. Përmes strategjive hibride, ata-armiqtë…

Në Ballkan, mesazhet e diplomatëve amerikanë shpesh lexohen si protokoll: një video e shkurtër, falënderime, premtime për bashkëpunim. Videomesazhi i ambasadorit të ri të SHBA-së në Tiranë, Eric Wendt, nuk duhet lexuar kështu. Ai…

Kur zbërthejmë anatominë e rrënimit shoqëror dhe politik në trojet tona, pyetja më e dhimbshme që shtrohet është ajo mbi shkaqet e brendshme psikologjike dhe historike: Pse populli ynë, pas aq shumë shekujsh vuajtjeje, bie sërish…

Marrëveshja politike e prillit 2008 dhe ndryshimet kushtetuese e zgjedhore që pasuan shënuan një kthesë të rëndësishme në mënyrën e organizimit të përfaqësimit politik në Shqipëri. Kalimi te sistemi zgjedhor…

Në katër ditë, nga 3 deri më 6 nëntor, Policia e Shtetit në Shqipëri u ka vendosur 95 gjoba protestuesve, shumica për bllokim rruge. Nesër, të shtunën, opozita ka thirrur protestë kombëtare. Paketa që qeveria Rama miratoi më…

Deputetët shqiptarë kërkojnë njohjen dhe dënimin institucional të krimeve ndaj shqiptarëve Dorëzimi në Kuvendin e Malit të Zi i Propozim-Rezolutës për Masakrën e Tivarit dhe krimet e tjera të kryera ndaj shqiptarëve…

Pse debati për 250 mijë leje qëndrimi dhe 85 mijë vende pune duhet të shndërrohet në debat për politika ekonomike, migrim qarkullues dhe zhvillim kombëtar. Debati i fundit ndërmjet deputetes së LDK-së, Hykmete Bajrami, dhe kryeministrit…

Presidenti Donald Trump ka propozuar prej muajsh një ligj të quajtur “No Invasion of Our Country Act” (Akti i Jo-Invazionit të Vendit Tonë), me të cilin synon ta bëjë “ligjërisht të pamundur” që presidentët e…

Lajmi se Akademia Ushtarake "Gjeneral Mihailo Apostollski" në Shkup nuk ka pranuar këtë vit asnjë kadet shqiptar ka ndezur një përplasje që shqiptarët e Maqedonisë së Veriut e njohin mirë. BDI-ja fajëson VLEN-in dhe…

Akumulimi i pakënaqësisë dhe shpërthimi i protestave

Natyra e ndryshueshme e diplomacisë

Integrimi europian dhe paradoksi i zbrazjes demografike: A do të hyjë Shqipëria në BE si shtet apo do të largohet populli i saj?

Shëndetësia nuk është fushë për improvizime politike: Kur interesi politik mbizotëron mbi ekspertizën, pacienti paguan çmimin!

Protestat studentore në Shqipëri: Një lëvizje e shmangur nga qëllimi i saj?

“Për të vdekurin ose fol mirë, ose mos fol fare”

Muri i Berlinit ra, por muret politike dhe ideologjike midis shqiptarëve vazhdojnë të qëndrojnë

Aksident mes tri veturave në Prishtinë, ka të lënduar

Arrestohet 20 vjeçari në Kaçanik, kishte urdhëresë gjyqësore

24 orët e së shtunës: Dy të vdekur nga aksidentet, 32 të lënduar

I shkon te shtëpia dhe e kanos babain e saj, arrestohet shtetasi maqedonas në Podujevë

“Mbi 100 të pushkatuar…”, si u shtyp kryengritja antikomuniste në Malësi të Madhe, më 25 janar 1945! Fati tragjik i krerëve të lëvizjes

Arrestimi i intelektuales disidente, si u persekutua Musine Kokalari! Pas gjashtë muajsh hetuesie, e nxorën në gjyq! Aktakuza e prokuror Nevzat Haznedari

10 kuriozitete që nuk i dini për Groenlandën

Shkencëtarët identifikojnë ADN-në më të vjetër njerëzore

…n’ Maje, atje ku Qielli i thot’ Tokës: Frikë mos ki, Unë jam me Ty! Ka qet’si, rrjetat nuk…

Edhe sot, pas 14 vitesh, më mungon zëri yt, këshillat e tua dhe prania jote. Thonë se koha i shëron plagët, por mungesa…

Më mungoni në çdo hap të jetës. Dashuria, mirësia dhe kujtimi për ju nuk do të shuhen kurrë. U…

U bënë tri dekada – një jetë e tërë prej kur tragjikisht u nda prej nesh vajza e axhës Drita (Riza)…

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, Fation Kuqari, është rikthyer në vëmendjen e mediave rozë me postimin e tij të…

Ylli i muzikës pop, Madonna, ka tërhequr sërish vëmendjen me fotografitë e saj të fundit, ku shfaqet me një…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *