Seancë pa opozitë: Kuvendi miraton ligjin për pastrimin e parave dhe plotëson Bordin e BQK-së
Me 61 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim është miratuar projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimin e financimit të terrorizmit.
Në këtë projektligj janë paraqitur gjithsej 12 amendamente nga komisioni për buxhet si raportues.
Në votimin e këtij projektligji të pranishëm ishin vetëm deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, ndërkohë që votimi u mbajt pa prezencën e PDK, LDK, Listës Serbe e Aleancës.
Pas votimit të projektligjit, kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu ka mbyllur për sot punimet e seancës së Kuvendit të Kosovës.
