TË FUNDIT

Saranda Imeri: Provimi i Jurisprudencës do të jetë në shqip pjesa teorike dhe praktike në tërësi

Provimi i jurisprudencës do të jepet në gjuhën shqipe, ndërsa gjatë javës së ardhshme pritet të mbahet një takim mes ministrit të Drejtësisë, Jeton Shasivari dhe studentëve, ku do të prezantohen metodologjia dhe procedura e dhënies së provimit, tha në emisionin Debat në Shenja deputetja Saranda Imeri Stafai.

Sipas saj, nuk është e vërtetë se një pjesë e provimit do të jepet në gjuhën maqedonase dhe pjesa tjetër në gjuhën shqipe.

“Për herë të parë, pas gjashtë dekadash, studentët do ta japin provimin në gjuhën shqipe. Dhe nuk bëhet fjalë vetëm për një provim. Njëmbëdhjetë lëndë do të jepen në gjuhën shqipe, edhe pjesa praktike”, tha ajo.

Duke folur për këtë çështje, është bërë e ditur se takimi me studentët do të mbahet gjatë javës së ardhshme, pas konsultimeve me ministrin Shasivari, i cili pritet të sqarojë hollësitë lidhur me mënyrën e zbatimit të procedurës.

“Dhe nuk bëhet fjalë vetëm për një provim. 11 lëndë do të jepen në gjuhën shqipe edhe pjesa praktike. Do ta lë që të drejtën ekskluzive ta ketë ministri. Këto janë informata ekskluzive që i shpalosi këtu, provimi do të jepet në shqip”, tha Imeri.

Detajet e plota rreth metodologjisë dhe procedurës pritet të bëhen të ditura nga ministri i Drejtësisë në takimin e paralajmëruar me studentët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *