TË FUNDIT

Sa është numri i të papunëve në Gjermani?

Numri i të papunëve në Gjermani është rritur më shumë se sa pritej gjatë muajit shtator, sipas të dhënave të Agjencisë Federale të Punësimit, çka tregon se përmirësimi i kushteve ekonomike ende nuk ka sjellë një përmirësim në tregun e punës.

Numri i të papunëve i rregulluar sipas sezonit është rritur për 12.000 persona, duke arritur në gjithsej 3.01 milionë, ndërsa analistët e anketuar nga Reuters prisnin një rritje prej vetëm 1.000 personash.

Shkalla e papunësisë e rregulluar sipas sezonit ka mbetur e paprekur në 6.4 për qind.

Numri i përgjithshëm i të papunëve, pa rregullim sezonal, gjatë shtatorit gjithsesi ka rënë lehtësisht nën kufirin prej tre milionësh, pasi kishte qëndruar mbi këtë nivel gjatë dy muajve të mëparshëm, transmeton FENA.

Presidentja e Agjencisë Federale të Punësimit, Andrea Nahles, deklaroi se përmirësimi vjeshtor i tregut të punës në Gjermani zakonisht nis në shtator, por këtë vit rritja është mjaft e dobët.

Ajo theksoi se përmirësimi i kushteve ekonomike ende nuk po reflektohet pozitivisht në tregun e punës.

Të fundit

Mediat gjermane thurrin lavde: Shqiptari qeth falas për të varfërit në Alpet e Bavarisë

“Liria ka Emër” fton bashkatdhetarët në protestën e 10 tetorit në Bruksel: Bashkë për UÇK-në

16 vjeçari shqiptar humb jetën gjatë një ndeshje futbolli në Greqi (FOTO)

Si i kapi FBI-ja dy vëllezërit nga Kosova që drejtonin tregun e identiteteve të vjedhura

Zvicra vendos kushte më të rrepta për punëtorët e huaj: Planifikohet taksë nga 2.000 deri në 4.000 franga

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *