TË FUNDIT

Rubio i kërkon Rusisë më shumë informacion për vdekjen e punonjësit të laboratorit të murtajës

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, i ka kërkuar Rusisë të ndajë më shumë informacion rreth vdekjes së një punonjësi të një laboratori të murtajës në Siberi, duke thënë se Shtetet e Bashkuara po e monitorojnë situatën “shumë nga afër”.

“Është përgjegjësi e Rusisë që, natyrisht, të ndajë më shumë informacion me botën”, tha Rubio të martën para gazetarëve në Islandë.

“Po e ndjekim situatën shumë nga afër, orë pas ore”, shtoi ai, transmeton Telegrafi.

Një punonjës i institutit kërkimor për murtajën në Siberi u sëmur dhe vdiq të premten, në rrethana që nuk janë bërë të ditura. Ngjarja ka bërë që autoritetet të vendosin në karantinë dhjetëra persona, ndërsa në rrjetet sociale janë shtuar shqetësimet për shëndetin publik.

NEW: Secretary of State Marco Rubio demands transparency from Moscow following reports of a plague-related death coming from a lab outbreak in Russia.Rubio warned that it would be "reckless" to speculate without complete data, while urging Russian officials to share critical information with the global community."Any time you hear that there's some disease that infected someone in a lab anywhere in the world, you're going to be concerned about it… I think it's incumbent upon Russia to obviously share more information with the world. That's what they should do." — Fox News (@FoxNews) October 6, 2026

Autoritetet ruse kanë deklaruar se situata është nën kontroll dhe nuk kanë dhënë detaje të plota mbi rrethanat e vdekjes apo shkallën e rrezikut.

Rubio tha se SHBA-ja ka masa dhe kapacitete që mund të përdoren për të ndihmuar Rusinë nëse situata rezulton më serioze nga sa është bërë e ditur deri tani.

Megjithatë, ai theksoi se Uashingtoni ka nevojë për më shumë informacion përpara se të ndërmarrë ndonjë veprim.

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha të hënën se Shtetet e Bashkuara do të ndihmonin Rusinë nëse do të ishte e nevojshme, duke e cilësuar situatën si një “problem të madh për Rusinë”. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *