Rrëzohet një aeroplan luftarak rus
Rrëzohet një aeroplan luftarak rus në rajonin e Kaliningradit.
Një aeroplan luftarak rus i tipit Su-30SM është rrëzuar në rajonin e Kaliningradit, ndërsa të dy pilotët kanë mbijetuar, por kanë pësuar lëndime.
Sipas raportimeve paraprake, incidenti ka ndodhur në enklavën ruse të Kaliningradit, e cila ndodhet mes Polonisë dhe Lituanisë, në brigjet e Detit Baltik.
Nuk janë bërë të ditura ende rrethanat e sakta të rrëzimit dhe as shkalla e lëndimeve të pilotëve.
Su-30SM është një aeroplan luftarak shumëfunksional i prodhimit rus, i projektuar për realizimin e misioneve ajrore dhe sulmeve ndaj objektivave tokësore e detare.
Autoritetet ruse nuk kanë dhënë ende hollësi të plota për incidentin, ndërsa mbetet e paqartë nëse rrëzimi është shkaktuar nga një defekt teknik apo nga faktorë të tjerë. /Telegrafi/
